Home Politike “Nuk i besoj datave, por proceseve”, Ledi Shamku për Ditën e Çlirimit:...

“Nuk i besoj datave, por proceseve”, Ledi Shamku për Ditën e Çlirimit: Qëndresa e Gjergj Kastriotit i shërbeu tërë Europës. Njësoj sikur Shqipëria t’i dilte sot përballë NATO-s

Studiuesja Ledi Shamku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka diskutuar mes të tjerash në lidhje me debatin nëse çlirimi i vendit ka ndodhur më 28 apo 29 nëntor, debat ky që ndan edhe politikën.

Shamku u shpreh se ajo vetë nuk beson në data si simbolike, se sa beson tek proceset.

Ajo u shpreh se nuk është normale të mos përmendim 28 nëntorin e parë me nisjen  e pavarësimit nga Skënderbeu.

“Përvjetori i 28 e gjeti vendin në rrugën e tij të pavarësimit. Unë nuk i besoj shumë datave, por proceseve. Data nuk tregon rrugën. Procesi i pavarësimit të Shqipërisë është një rrugë e gjatë që ka nisur që në varësimin nga Otomanët. Bashkë me të nisën përpjekjet për pavarësim. Do ishte e zorshme që me 28 nëntorin e dy të mos takonim atë të parin, kur Gjergji i Madh në 1443 çlirohet nga pengu i sulltanit dhe vendos të nisë pavarësimin.

 

 

Qëndrimi i tij nuk ishte vetëm për ne. Edhe pse këtë e kemi bërë prej kohësh, e kemi zvogëluar dhe e kemi bërë të keqen vetës. Ishte princ europian që sakrifica e tij i vlejti Europës dhe i dha kohë të marrë veten.

Është një sot si të çohet Shqipëria sot e ti dalë përballë NATO-s. Vetëm një strategji e kthjellët njerëzore dhe një qëndresë e jashtëzakonshme e shpirtit të Arbrit mund ta bënte. Kjo ishte shenja e parë e pavarësimit”, tha ajo.

Previous articleDua Lipa: Dua që njerëzit të thonë se Rita Ora dhe unë jemi nga Kosova, jo që është mes Italisë dhe Greqisë
Next articleProtesta e 6 dhjetorit, Spartak Ngjela: Lëvizje anti-evropiane e Berishës, është në deficencë mendore