Home Opinion Nuk është kurvë Grida Duma!

Nuk është kurvë Grida Duma!

Nga Bledi Mane

Shiu pushoi në kryeqytet dhe një tis elegant i acart, të përqafuar me muzgun i futej Tiranës nëpër shalë e nëpër gjoks. Dritat e automjeteve u zbehën kur neonet e rrugëve derdhën mbi ajrin e ftohtë shkëlqimin e përnatshëm. Paraditja nuk kishte kurkund atmosferë feste ndërkohë që lulet e kuqe nëpër dyqanet e dhuratave gufonin si të çmendura nga mosblerja. Dhe në një vend ku dashuria mes njerëzve shërbehet me pikatore, Perëndia tregohet altruiste atëhere kur askujt nuk ia pret mendja. Ujdis dhe përgatit festën e të dashuruarve atëhere kur askujt nuk ia pret mendja dhe e spërkat me pak erësirë, me pak acar, me pak ajër të pandotur, fshehtazi dhe plot mister… Shqiptarët ende e kanë fiksim të fshihen. Puthen fshehurazi, pallohen fshehurazi,fejohen fshehurazi, emigrojnë fshehurazi, komunikojnë fshehurazi. Fshehurazi u shijon më tepër paçka se përgjojnë tjetrin dhe harrojnë se dhe tjetri përgjon. Biseda perverse ndërmjet Gridës dhe Salianjit më trishtoi e më nervozoi. Natyrisht unë jam një pervers i pandreqshëm dhe urrej të bëj hipokritin por mendja më mbeti te ajo Gridë tjetër, te fenomeni “Gridë” që tashmë është konvertuar në tendencë nacionale dhe brenda nuk ka as joshje, as erotizëm por një neveritje bajate që ve në pikëpyetje kënaqësitë e dlira. Grida Duma është tipikja e një gruaje që lindi e bukur, por egoiste dhe torrollake. Për të arritur qëllimet e saj të paaritshme, si fillim i hodhi grepin një pedagogu të lodhur universiteti dhe e mori për burrë, vetëm e vetëm të konvertohej në akademike. Pasi ia piu lëngun martesës hipokrite vuri re se financat personale për tu mbajtur e për tu krekosur nga Durrësi në Tiranë nuk i mjaftonin. Pa përtuar, hedh grepin e dytë dhe duke respektuar forcën e zakonit arnaut, “dashurohet” me një biznesmen ndërtues nga ata me bark pa tru e me lekë, duke i përlarë pasurinë në shkëmbim të seksit. Filloi të njihte Tiranën dhe dallaveret e kryeqytetit pa harruar të promovohej dhe ta promovonin të tretë. Kur kuptoi se po komentohej e po pranohej në oborrin e pasëm të “aristokracisë kryeqytetase”, bën një hap gjigand. Braktis moçalin e ndërtuesit dhe fillon të peshkojë në oqeanin ku lundronin politikanë e bankierë. E lindur e bukur dhe me fat, vetë fati do ti shkelte syrin sërish derisa një mëngjes qershori ia vranë lekët, paranë, pasurinë por jo dashurinë. Grida Duma nuk ka dashuruar kurrë, jo se nuk do por nuk po gjen dot hapësirat. Investohet në karrierë e në financa me shpresën se një ditë do ujdis gjithë punët e kur të jetë e pushtetshme, do zgjedhë mashkullin më të bukur e do rehatohet përfundimisht. Biseda e saj me hemafroditin e opozitës Ervin Salianji, tregoi edhe një herë se Grida mbetet një aktore shembullore e hipokrizisë dhe makutërisë. Super e rafinuar me kollovarët e pazarit të vjetër e të ri të Tiranës, durrsakja Duma shfrytëzon çdo lloj mashkulli pa pyetur për moshë,seksualitet, inteligjencë, peshë trupore apo madhësi penisi. Bashkëbisedimi Duma-Salianji kishte aktorë një homoseksual katundar që shitet si pidhar dhe nga ana tjetër një aktore amatore që shitet si e ndjeshme në kohë pandjeshmërish. Pikërisht, zgjodha të shkruaj sot në mbrëmjen e Shën Valentinit për një çift që simbolizon shumë qartë mijëra çifte të tjerë anembanë këtij vendi që shfrytëzojnë njëri-tjetrin jo duke dhuruar dashuri por të veshur me brekët e hipokrizisë aktrojnë folklorikisht dobët dhe zbuluar. Në gjithë këtë mesele Grida Duma më dhimbset sepse lindi e bukur por kurrësesi e zgjuar dhe e lumtur. Kjo lloj race femrash vetëm sa shkatërrojnë veten e tyre dhe porsi efekti domino rrëzojnë personalitetin, familjen, karrierën, partinë, universitetin, të nesërmen e tyre. E le të ngushëllohemi se Grida Duma nuk është e vetmja, ka shoqe ideali edhe Rovena Gashin, prokuroren që deri dje kishte kthyer Prokurorinë e Përgjithshme në bordello interesash jo vetëm vetjake. Edhe Rovena Gashi u martua për interes me prokurorin pemthym Dritan Gina , zuri dashnor prokurorin pemthym Adriatik Llalla dhe tani që e hodhën rrugëve ka vënë kujen duke u bërë pishman sepse kurrë nuk u ndje e dashuruar dhe asnjëherë e lumtur. Si për dreq mu kujtua kënga e Vagabondit “Goca si ty Durrësi ka plot”, si për dreq edhe Grida edhe Rovena durrsake janë!