Home Rajoni “Nuk do ta vuajnë më atë terror”, Vuçiç i shqetësuar për serbët...

“Nuk do ta vuajnë më atë terror”, Vuçiç i shqetësuar për serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se është i shqetësuar ‘për njerëzit e tij’ që jetojnë në Kosovë, ndërsa theksoi se do të bëjë gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Vuçiç tha se nuk do të lejojë që serbët nga Kosova të vuajnë ende terrorin që sipas tij kanë përjetuar deri tani.

“Më shumë më shqetësojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe problemet që u imponohen thuajse çdo ditë, me dekada, nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre dhe të shuajnë vatrat serbe.

Serbët nga Kosova nuk do ta vuajë më atë terror, këtë duhet ta dinë dhe ta dëgjojnë të gjithë.

Prandaj thashë qartë dhe me zë të lartë të vërtetën për vuajtjet e tyre, për jetën e pamundur dhe lirinë inekzistente, do të bëj gjithçka, çfarë të jetë e nevojshme, që të dëgjohet zëri i serbëve. Serbia do të fitojë!”, ka shkruar presidenti në një mesazh në llogarinë e tij në Instagram.

Previous articleLaboratori i drogës në Fier, zbardhen detaje të reja nga përgjimet, ja lidhja me trafikantët kolumbianë
Next articleShembja e ‘Prestige Resort’, Rama: S’ka lidhje me lirinë e medias, ishte ndërtim pa leje! Investitorët s’do i bëjnë më karshillëk ligjit