Home LifeStyle Nuk do ta besoni, por ky aktor shumë i dashur për publikun...

Nuk do ta besoni, por ky aktor shumë i dashur për publikun shqiptar do jetë pjesë e filmit të Donald Veshajt dhe Bora Zemanit

Një nga projektet e reja kinematografike i cili pritet të jetë në kinematë tona në fund të këtij viti, është filmi “5 herë jo”.

Bora Zemanin dhe Donald Veshaj kanë nisur xhirimet e nuk kanë munguar as fotot në rrjetet sociale. Por, përmes fotove që qarkulluan në rrjet, u aludua se një nga personazhet që do të jetë pjesë e kastit të aktorëve është këngëtarja Semi Jaupaj.

Ndërkohë që ditën e sotme një tjetër emër ka qarkulluar!

Sipas “Kryefjala”, aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj do të jetë pjesë e filmit. Sipas burimeve ai është parë në sheshxhirimin e filmit, pranë ambienteve të Top Channel. Ende nuk dihet roli që ai do të ketë.

Previous articleKomisioni Europian kundërshton objektivin e Charles Michel për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030
Next articleTuristët shtojnë blerjet e apartamenteve: Kërkesat janë rritur deri në 42%, çmimet u shtrenjtuan me rreth 20%