Home Rajoni “Nuk do ngatërrohemi me ta nëse…”/ Erdogan vazhdon me kërcënimet ndaj Greqisë

“Nuk do ngatërrohemi me ta nëse…”/ Erdogan vazhdon me kërcënimet ndaj Greqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon me retorikën e tensionit në raport me Greqinë. Gjatë fjalimit të tij mbajtur sot në Antalia ai lëshoi kërcënime të reja ndaj Greqisë dhe nuk përtoi të dërgojë një mesazh përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Turqi.

Erdogan e filloi fjalimin e tij me goditje ndaj opozitës së Kemal Kilicdaroglu, duke thënë: “Ne sigurohemi që të zgjidhim çdo problem që shfaqet në Turqi. Ju shikoni gjithçka që ndodh në industrinë tonë të mbrojtjes. Kemi SIHA pa pilot, Akinci dhe K?z?lelma. Ne të gjithë i admirojmë ato tani. Ku jeni tani zoti Kemal? Ku bredhin “këlyshët” tuaj?”

Ndërsa vazhdoi: “Ne nisëm Typhoon, rrezeja e tij është 561 kilometra. Grekët dhanë alarmin, gazetat e tyre shkruanin tituj se do të godasim Athinën. Le ta dinë se nëse nuk ngatërrohen me ne në Egje, atëherë as ne nuk do të ngatërrohemi me ta. Përderisa ata nuk merren me ne në Egje, as ne nuk do të merremi me ta”.

Në të njëjtën kohë ai ka dërguar edhe mesazhin e tij për zgjedhjet presidenciale në Turqi, duke thënë se “ato nuk do të zhvillohen në pesë muajt e ardhshëm”.

Previous article“Deti është i rrezikshëm, mos e kalo në mënyrë të paligjshme”, ambasada e MB mesazh shqiptarëve që largohen nga vendi: Mos rrezikoni!
Next articleGjermania, ligj të ri për “t’ja marrë shpirtin” Ballkanit