Home Politike “Nuk depozitojmë asnjë dokument shtesë”, përfaqësuesi ligjor i Alibeajt: KQZ të vendosë...

“Nuk depozitojmë asnjë dokument shtesë”, përfaqësuesi ligjor i Alibeajt: KQZ të vendosë tani, nëse nuk na regjistrojnë…

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa ka deklaruar nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë.

Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12 ashtu siç e parashikon dispozita ligjore, ndërsa tha se sa i përket deklaratave të Celibashit, se lojërat politike nuk kanë vend në këtë godinë.

I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.

 

 

“PD nuk depoziton asnjë dokument shtesë, ajo që kemi depozituar është e plotë dhe e ligjshme. Komsioneri ka detyrë të marrë një vendim sa më shpejt dhe nuk ka kohë për të humbur. Lojërat politike dhe argumentat e ngritura nga ai nuk mund  të ngrihen në këtë godinë. Kush ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të mos presë orën 12 të natës port ë japë vendimin tani, ne do presim këtu. I bëjmë thirrje të marrë vendimin tani.

Deklarata firmoset në cilësinë e kryetarit, jo cilësi individuale. Kjo është e përcaktuar dhe në komisionin rregullator. Nuk mundet si individ të merret një përgjegjësi për këtë deklaratë. Ne do ndjekim vetëm rrugët ligjore për çdo veprim”, tha ai.

Previous articleSylvinho “zbret në fushë”: Jam i kënaqur me Shqipërinë
Next articleTregu e rriti pagën minimale para qeverisë, por sërish mbetemi të fundit në Europë