Home Sport Nottingham është afër transferimit të bujshëm të tri herë fituesit të Ligës...

Nottingham është afër transferimit të bujshëm të tri herë fituesit të Ligës së Kampionëve

Nottingham Forest është afër që të transferojë më në fund portierin që dëshironte, pas ringjalljes së bisedimeve me Paris Saint-Germain për Keylor Navas.

Dje u konsiderua se nuk ka marrëveshje me portierin e Kosta Rikës, dhe Nottinghami diskutoi për të transferuar shokun e skuadrës së tij, Sergio Ricon dhe portierin e Sampdorias, Emil Aduero.

Kjo vjen pasi skuadra e Steve Cooper kërkon me ngulm për një zëvendësues, pasi portieri i parë, Dean Henderson pësoi një lëndim në kofshë në fillim të këtij muaji.

Trajneri tha në atë kohë se Henderson, i cili është i huazuar nga Manchester United, do të mungojë për rreth pesë javë.

Navas ka shumë përvojë dhe fitoi Ligën e Kampionëve tre herë gjatë pesë sezoneve të tij me Real Madridin.

Ai ka rënë në favor në Paris këtë sezon pas paraqitjeve të gardianit italian, Gianluigi Donnarumma.

36-vjeçari, i cili ka bërë 110 paraqitje për Kosta Rikën, mund të jetë një shtesë e shkëlqyer për Nottinghamin, pasi ky i fundit po kërkon të vazhdoj ngritjen në tabelën e Premier Ligës.

Previous articleNuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2023