Home Sport Not/Përcaktohet kalendari i 2013

Not/Përcaktohet kalendari i 2013

NotiFederata Shqiptare e Notit mblodhi Komitetin Drejtues, i cili diskutoi kryesisht mbi aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë 2013-ës. Sipas sekretares së Përgjithshme të Federatës, Suela Haxhija, një vëmendje të veçantë iu kushtua edhe kualifikimeve të vazhdueshme me synimin e përfshirjes së elementëve të rinj. Mbështetur në propozimet e trajnerëve, Komiteti Drejtues miratoi këtë kalendar: Kupa “Jani Hondro” të rinj, të rritur (mars) (pishinë 25 m) Te Stela; Mbarëkombëtari i fëmijëve (pishinë 25 m) (më 6-7 prill) Te Stela; Mbarëkombëtari i të rinjve dhe të rriturve (pishinë 25 m) (20-21 prill) Te Stela; Kupa e Veteranëve (pishinë 25 m) (27 prill) Te Stela; Lojërat Ballkanike (prill), Limasol; “Dita e Liqenit” 15 qershor me rastin e hapjes së sezonit veror të notit, Shirokë; “Mersin 2013”; Kupa “Comen” 29-30 qershor, San Marino; Kampionati Kombëtar i Fëmijëve (pishinë 50 m) (10-11 korrik) Tiranë; Kupa e Shqipërisë, Tiranë (17-18 korrik); Botërori (pishinë 50 m) (19 korrik-4 gusht), Barcelonë; Kombëtar i të rinjve, rriturve dhe veteranëve (7-8 shtator), Tiranë; Maratona e Notit (15 shtator), Sarandë; Botërori i 4-t për të rinj, gusht Kasablanka, Marok; Takimi Ndërkombëtar, nëntor 2013, Europiani 12-15 dhjetor, Danimarkë dhe Perspektiva e Notit për fëmijë (pishinë 25 m), 21 dhjetor. Në fokusin e FSHN-së do të jetë edhe ngritja e një qendre për kualifikimin e gjyqtarëve e trajnerëve dhe e komisioneve përkatëse. Grupi i punës është i përbërë nga Feim Alliu, Eduart Mehmeti, Kol Shiroka dhe Kliti Hoti.

Previous articleSheta: Në Vlorë për të ruajtur vendin e dytë
Next articleMancaku: Teuta do të jetë vetëm në ngjitje