Home Aktualitet Nora Malaj në Big Brother VIP? “Nuk do të shkoja për të...

Nora Malaj në Big Brother VIP? “Nuk do të shkoja për të fituar…”/ Rrëfehet pedagogia dhe komenton ngjarjet e ndodhura në ‘BBV2’: Ja çfarë do të bëja ndryshe

Big Brother është kthyer në një fenomen edhe është e pamundur që të të kalojë pa parë apo dëgjuar një ngjarje që ndodh brenda shtëpisë. E ftuar në Dritare TV Nora Malaj komentoi ngjarjet e ndodhura në BBV2, ndërsa rrëfeu se çfarë do të bënte ajo ndryshe nëse do të ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother!

“Sot në mëngjes më pyet asistentja ime “Zysha, po të ishe në Big Brother” çfarë do të bëje?”. Po të isha në Big Brother do të krijoja një atmosferë tjetër. Një atmosfere që lidhet me atë që quhet katalizator, do të qetësoja shpirtrat, por ndërkohë do t’i lija që ata të shfaqeshin, duke ulur ngarkesën e dhunës fizike dhe verbale. Nuk është e bukur dhunë verbale për askënd. Dhe do të isha një e mentore e mirë brenda. Nuk do të shkoja për të fituar, por për të dhënë një model tjetër që quhet modeli i jetës reale jovrtuale për këta që janë të rinj, që janë duke u rritur dhe që duan të krijojnë familje. Mosha ime është 59 vjeçe, nuk jam e re. Është mosha tamam e atyre njerëzve të cilët gjykojnë, mendojnë, analizojnë dhe kuptojnë që ky mund të ishte vajza, apo djali im. Dhe në rolin e vajzës apo djalit, të jepja shansin që të gjithë këta fëmijë të luanin bukur, por jo duke prishur karakterin e tyre. Ata po luajnë dhe është një bravo e madhe, guxojnë të thonë disa të vërteta që na dhëmbin të gjithëve, guxojnë të krijojnë lidhje se janë të bukura ato, edhe flirti është i bukur, se për këtë kanë shkuar që të jenë emocionalisht mirë me tjetrin. Por duhet të luajnë bukur sepse nuk duhet të lëndojnë të gjithë pjesën e familjarëve. Se fatkeqësisht ne hyjmë mbas personazhit te familja, gjë që nuk duhet të ndodhë. Por kjo tregon që shoqëria është ende patriarkale dhe ende nuk kupton që fëmija është nje individ që edukohet nga familja. Por siç thotë një psikolog i njohur, nuk duhet të harrosh që fëmijet e tu janë fëmijet e tu, por janë edhe të botes kur lindin. Besoj do fusin edhe personazhe të moshës së madhe që nuk kanë pse bëhen si vajzat, pra të shfaqen në mënyrë estetike si ato. Se nuk jemi të gjithë estetikisht të bukur, por jemi të gjithë shpirtërisht të bukur dhe duhet të bëhemi të bukur.”, tha Malaj.

Previous articlePërfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar e thirrur nga Presidenti Begaj, i pranishëm edhe kryeministri Rama, ja çfarë u diskutua
Next articleEmrat/ Morën peng dhe keqtrajtuan 39-vjeçarin, Gjykata e Sarandës lë në burg 4 të arrestuarit