Home Editorial “Non grata” amerikane dhe “brava” e Lulzim Bashës për korrupsionin

“Non grata” amerikane dhe “brava” e Lulzim Bashës për korrupsionin

 

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri duhet një referendum si ai i 14 Shkurtit 2021 që u bë në Kosovë , ku populli i Kosovës e ndëshkoi me votë të lirë politikën e vjetër dhe korrupsionin që sundonin me pushtetin e tyre shtetin dhe shoqërinë kosovare , pra në atë ditë u ndëshkuan kualicionet PAN e PLAN.

Dhe kjo duhet të ndodhë tashmë edhe në Shqipëri.

Shqipëria duhet të ndahet nga tranzicioni dhe ta cmontojë sistemin kriminal  të krrupsionit; Shqipëria duhet ta dërgojë në pension politikën e vjetër, të bëjë Veting-un e politikës dhe dekriminalizimin e saj gjë të cilën po e kërkon Basha dhe PD-ja.

Shqipëria këtë nuk mund ta bëjë vetë pa ndihmën e SHBA-ve.

Kjo ka filluar tashmë me vënien në funksionim të Veting-ut i cili po funksinon në Shqipëri duke përzënë nga drejtësia gjyqtarët dhe prokurorët e kriminalizuar e të korruptuar si dhe po arreston persona VIP të politikës e të pushtetit.

Luftën kundër korrupsionit në Shqipëri po e ndimojnë edhe sanksionet amerikane, shpalljet “non grata” të disa individëve si Tom  Doshi,Vangjush Dako  dhe  Berisha e  që do të vazhdojë edhe me të tjerë.

Kundër këtyre sanksioneve Berisha njëri prej të shpallurve ndërmori një lëvizje politike si foltore apo edhe organizime mirtingfoltore apo edhe një pseudoreferendum e deri dhe protestën e dhunshme te 8 Janarit për të rrëzuar Kryetarin Basha të PD-së dhe kryesinë e saj , për faktin se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Basha mbështesin Veting-un  dhe sanksionet amerikane në luftë kundër korrupsionit.

Berisha nuk e ka themeluar vetëm ai Partinë Demoratike dhe nuk  ka të drejtë që ta trajtonte  atë si pronë të tij. Berisha nuk duhet të kishte vepruar kështu kundër Partisë Demokratike dhe kundër SHBA-ve, sepse ai duhet t’u jetë mirënjohës demokratëve  dhe SHBA-ve, sepse prej PD-së dhe prej mbështetjes amerikane ai sundoi dhe e qeverisi Shqipërinë  5 vite si President dhe 8 vite si kryeministër.Filozofi më i madh botëror IMMANUEL KANT ka thënë se “mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë” .

Berisha që është mjeshtër për epitete e nofka fyerjesh, më në fund për herë të parë etiketoi nje epitet “te sakte”, ate që e etiketoi Bashën si Lul “brava”.

Kjo brava që vendosi Basha në Selinë e Partisë Demokratike është si ajo brava që rri mbyllur dhe nuk hapet për Sali Berishën ,e ajo është “non grata”e SHBA-për Sali Berishën dhe për të gjithë ata që e sulmuan PD-në për ta vënë aty Berishën si kryetar .

Epiteti  brava  tashmë do thuhet , bravo Lulzim Basha që i vure bravën Berishës dhe bandës së tij ,e që nuk lejove pushtimin e Selisë së Partisë Demokratike.

Basha vendosi brava, për ta mbrojtur ai dhe demokratët Selinë dhe PD-në,si dhe për t’u thënë spekuantëve, trilluesve e shpifanjosëve të cilët e akuzojnë Bashën se Basha do e mbrojë Partinë Demokratike  nga policia e Edi Ramës.

Të lumte  Basha dhe u lumtë atyre deputetve të PD-së që e mbrojtën PD -në nga vandalizmi berishist sepse pavarësisht se dihej që Berisha me bandën e tij do e sulmonin Selinë e PD-së, Basha nuk thirri antarësnë e PD-së për ta mbrojtur Selinë, pasi një gjë e tillë do të sillte gjakderdhje mes demokratëve shqiptarë.

Këtu është ndryshimi thelbësor mes Berishës dhe Bashës, pasi Berisha gjithmonë e ka përdorur Partinë Demokratike si materal njerezor për interesa të veta, sic i mashtroi edhe nepër foltore për të mbrojtur veten nga “non grata” amerikane, kurse Basha dhe elita e re politike e PD-së  nuk e përdorin PD-në për interesa personale pasi PD është aset kombetar, ku në atë ditë të 8 Janarit vetë të zgjedhurit e PD-së, kryetari Basha,kryesia e saj dhe deputetët e saj mbrojtën me dinjitet dhe guximshëm Selinë e të gjithë demokratëve.

Prandaj të lumtë Basha dhe Ju Kryesia e PD-së që pas kësaj ngjarjeje i përjashtuat nga PD-ja  dhe i vutë bravën atyre vandalëve për të mos lejuar që tashmë të vijnë në Selinë e PD-së ata të cilët e dhunuan atë dhe ju kërcënuan jetën Juve dhe që dëmtuan Demokracinë .

Pra atë ditë u pëballë edhe  logjika e shëndoshë  e Bashës me logjikën e sëmurë për pushtet  të Berishës, pasi më mirë disa brava dhe dyer prej hekuri të shkallmoheshin nga sulmesit barbarë se sa përballë tyre të kishte vënë Basha trupa njerëzor që mund të viktimizoheshin nga sulmuesi i kuq Berisha me njerëzit fanatikë dhe të mashtruarish rreth tij.