Home LifeStyle Noizy në “prehrin” e Veliajt për 50 mln lekë, zbardhet pagesa e...

Noizy në “prehrin” e Veliajt për 50 mln lekë, zbardhet pagesa e bashkisë për “artistin”

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, rezulton në listë-pagesën e Bashkisë Tiranë si përfitues i 50 milionë lekëve.

Kompania e quajtur ‘Iliriyan Bloodline’ në pronësi të Rigels Rajku (Noizy) ka marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Erion Veliaj në datë 19 tetor 2022, si pjesë e projektit art-kulturë të bashkisë për koncertin e Noizy-t ‘Alpha Show’ që zhvilloi në Tiranë, në një kohë që aktiviteti ka qenë privat dhe njerëzit kanë paguar biletat me çmime stratosferike.

Me sa duket kjo është të paktën një nga pagesat e Erion Veliaj për ‘artistët’, të cilët kanë dalë publikisht kohët e fundit në mbështetje të tij në garën për Bashkinë e Tiranës në 14 maj.

Duke i uruar fitoren Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet europian.

Noizy në “prehrin” e Veliajt për 50 mln lekë,

Previous articleRritet numri i vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës
Next articleShorti i Nations League 2023-2024 për femra, Shqipëria njeh rivalët në grupin B1…