Home Dossier Njeriu nuk është i përjetshëm, e pavdekshme është ajo thotë e ajo...

Njeriu nuk është i përjetshëm, e pavdekshme është ajo thotë e ajo që bën

ing gaziKushtuar inxhinier Gazmend Tartarit / Nga Bashkim Kadiu

Sfondi i jetës së ing. Gazmend Tartarit eshte i thurur nga një modesti e një njeriu me një botë të brendshme të pasur e plot vlera. Me një thellësi mendimi e mprehtësi që afirmon portretin dinjitoz të tij. Një njeri i ndjeshëm, i edukuar, me një potencial dijesh. I thelluar në rrugën e njohjes së profesionit si inxhinier kimist. Inxhinier Gazi arriti atë shkallë superiore falë zellit të pastrehshëm e plot dëshirë për të mësuar gjithçka. Ai ishte përfaqësues i denjë i një intelektuali durrsak. Inxhinier Gazi kishte aftësi të depërtonte shpejt në bptën e brendshme me cilindo që kpmunikonte, me një shpirt fisnik plot vlera, force emocionuese e me një edukatë të denjë. Ai mbetet përfaqësues i denjë i virtyr=teve të larta të brezit tonë. Në tablonë e jetës së tij gjejmë ciolësitë e larta të trashëguara nga një familje me emër, nga prindër që gezonin reputacion për nga egzistenca e tyre, nga prindër arsimdashës. Një familje intelektualësh me ndjesi patriotike. Që në takim të parë me inxhinier Tartarin, ndieje respektin e një njeriu me horizont të gjerë njohjeje. Optimist dhe kurajoz, me një zemër humane. Krenar për origjinën e tij. Përvoja e jetës së tij intelektuale ishte e gërshetuar me prirjen e forcës së intuitës. I vullnetshëm për të mësuar gjithçka, një intelektual me kredo që plot dinjitet shprehej në njohjen e vërtetësisë. Optimist dhe largpamës, autoritar që sillte atmosferë bindëse. Inxhinir Tartari ishte iu angazhuar për të thënë vetëm të vërtetën. Sinqeriteti i tij ishte simbolikë e një qytetari dinjitoz. Dijet e tij profesionale lanë mbresa për nga kompetenca dhe ndërgjegjshmëria e lartë qytetare. Imazhet e jetës së tij ruhen në kujtimin e thellë të një shoqërie. Ai falë dijeve të tij dhe komunikimin frytdhenës njihet i inkuadruar në gardën e intelektualëve durrsak. I kompletuar për njohjen e situatave, kundërshtar i regresivitetit dhe mbështetës i fuqishëm i së vërtetës. Inxhinier Tartari ishte një lubrifikues i mendimit të lirë. I lindur në Durrës më 1947 nga një familje model, e njohur për tipare dalluese plot virtyte të larta njerëzore. Një fëmijë premtues e plot etje për të mësuar gjithçka. Dëftesën e pjekurisë e mori në vendlindje me një motiv që shpaloste tiparet më pozitive të një studenti të shkëlqyer. Studimet e larta i mbaron më 1970 duke u diplomuar si inxhinier kimist. Pati një jetë studentore të rregullt që afirmoi plotësisht ecurinë sistematike të tij. Lexues i rregullt i bibliotekës universitare. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Me një bibliotekë të pasur private nga ku mbizotëronte literatura në fushën e kimisë. Ing. Tartari e zgjeron gamën e diturisë s ëtij si lexues në shumë fusha e në veçanti në atë të letërsisë së huaj ku simpatinë e drejtonte nga Hygoi, Turgenievi, Drajzeri, Tolstoi, Kafka dhe në kuadrin e letërsisë shqipe veçonte Fishtën, Kadarenë, Stërmillin, Migjenin, Mjedën etj. Ai ishte sportiv, me një talent drejt fushës së gjelbër, tapetit futbollistik nga ku u inkuadrua në skuadrën e Teutës për talentin e tij dhe lojën e bukur të futbollit. Një prind me vlera, një bashkëshort ideal. Fëmijët e tij si Arvidi dhe Ermali duke ecur në këshillat e të atit dhe nënës së tyrë, gruas fisnike Vasilika, ndjehen krenar të mbajnë lart emrin e kësaj familjeje të nderuar. Si ing. Kimist pranë fabrikës së qelqit të Kavajës, ai shpalosi aftësitë e tij profsionale. Emri i tij ato vite u bë i njohur për qëndrimin dinjitoz, burrëror që përcillte urtësi, mirësi e respekt për të gjithë. Vite më pas e shohim si inxhinier teknolog pranë kantins së verës në Durrës. Kudo që shkoi e punoi ky intelektual la mbresa të thella. Është një vlerë e madhe e qytetarisë durrsake që në gjirin e saj u lindën dhe u rritën pesë djemtë e Musa Tartarit, këtij intelektuali të mirëfilltë që gëzojnë respekt falë ndershmërisë së tyre. Si dr. Flamur Tartari, Fisniku, Çezari dhe Përparimi, djem që manifestojnë ndjesi të larta qytetare, korrektësi e aftësi profesionale, në sghërbim të shoqërisë. Ing. Gazi u nda nga jeta duke lënë pas mbresa të një njeriu që e vlerësoi jetën, e çmoi atë dhe me qëndrimin e tij që karakterizohej nga ndershmëria gdhendi emrin e paharrueshëm, djali i Durrësit. Ai vdiq pranë gjirit të familjes i rrethuar nga shokë e miq që dhimbjen e shfaqën në atë kortezh të përmotshëm duke e përcjellë për në banesën e fundit. Nga jeta u nda djali i djalërisë durrsake që la pas sjelljen e etij perfekte ndaj të gjithëve dhe për të gjithë. Ing. Tartari simbolizon thënien e Martenjit: “Një provë e madhe e mirësisë, sot, është të pasurit besim në mirësinë e të tjerëve”.

Previous articleHodo: Në Korçë shkojmë për të marrë pikë
Next articleShfaqet në teatrin e Durrësit premiera e Shekspirit “Endërra e një nate vere”