Home LifeStyle Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës

Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës

Sipas disa studimeve shkencore të kryera nëpërmjet një teknike inovative me rezonancë magnetike të trurit, dhimbja e kokës ndikon vetëm në trurin që është më aktiv, thonë studiuesit e Qendrës së dhimbjes së kokës në Shtetet e Bashkuara.

Çfarë i shkakton ato sulme të tmerrshme që prekin 15% të popullsisë (sidomos gratë në moshën 35-45 vjeç)? A mund të jetë ushqim i rëndë? Lodhja, uria? A keni parë televizor ose keni lexuar një libër deri vonë?

Hulumtimi më i fundit thotë dhe pohon se dhimbja e kokës ndikon tek njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë. Persona që vuajnë zakonisht janë kreativ, jetësor dhe të zgjuar.

Por si mund të kurohet një dhimbje koke?

Sipas specialistëve të dhimbjeve të kokës, dhimbja nuk është një ngjarje, por një proces progresiv që zhvillohet gjatë orëve. Në shumicën e rasteve, rreth një orë pas fillimit të dhimbjes së kokës, pacienti ndjen një siklet si një dhimbje e vërtetë nëse prek ballin ose kokën. Në atë pikë, marrja e ilaçeve është e pavlefshme, sipas mjekëve analgjeziku duhet të merret brenda një ore që nga fillimi i dhimbjes.

Është e domosdoshme të shmangni verën, çokollatën, djathin, bananet, arrat dhe domatet. Të jetosh me migrenë nuk është e këndshme, por nga sot jeni të vetëdijshëm se jeni një person jashtëzakonisht inteligjent

Previous articlePrapaskenat e shkarkimit të Kapllanit, ja kandidati potencial për të marrë drejtimin e Erzenit
Next articleMbreti i Piramidave: Historia e Charles Ponzi: si u bë mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave