Home Aktualitet Një vit më parë gazeta Bulevard botoi shkrimin se Adriatik Llalla...

Një vit më parë gazeta Bulevard botoi shkrimin se Adriatik Llalla nuk e kishte mbaruar shkollën e mesme. Tani analistët e “mëdhenj” po i referohen mediave “të vogla”

 

Më datën 7 shkurt të vitit të kaluar 2017, në gazetën Bulevard është botuar një shkrim me titull: Kërkohet diploma e Prokurorit të Përgjithshëm. Dyshohet se nuk ka mbaruar shkollën e mesme”.  Me datën 12 shkurt ky shkrim është hedhur edhe në online e gazetës Bulevard dhe gjendet aty aktualisht ashtu sic është edhe në versionin print të gazetës. Fati i keq i shkrimit qe se ndaj gazetës ish kapterrët e ushtrisë për të mbuluar të vërtetën, nuk lejuan leximin e faqes së parë të gazetës. E gjitha kjo u bë për politikë editoriale se gazeta ishte lokale, në fakt rajonale pasi del në Tiranë , Durrës dhe Elbasan, por në fakt të gjithë e kuptuan se ndaj saj u përdor dhunë nga një grup interesaxhinjsh. Ajo që të bën përshtypje tani është se ca analistë të mëdhenj që marrin vesh nga sporti, seksi, dashuria, ushqimi, moda, ekonomia, politika, vrasjet, dashnoret dhe dashnoret ju rikthyen edhe këtij shkrimi. Po tani ama që Llalla nuk është më kreu i prokurorisë, tani si ata  mjeranët që pasi janë rrahur, kur e shikojnë që i kanë ndarë thonë se ta rregullojë unë ty. Për fat të mirë  arshivat egzistojnë dhe pse Biblioteka e Durrësit nuk e merr gazetën Bulevard se duhet t’ia dërgoj posta , pasi jashtë abonimit nuk ka fonde (gazeta Bulevard kushton 240 lekë në muaj, tetë numra, Biblioteka varet nga bashkia e Durrësit që jep miliona për aktivitete, po jo për gazetën e vetme në Durrës) Ata që po hiqen sot si zbulesit e mëdhenj në fakt janë frikacakët e mëdhenj ose hipokritët e mëdhenj që kërkojnë të bëjnë faktorin nga burimet etyre. Nga ky shkrim ne mbajtëm vetëm koston që analistët e mëdhenj të këtij vendi të mos e mësonin lajmin se kishte  dyshime që kryeprokurori i vendit  nuk e kishte diplomën. Gazeta u fut në terror dhe p[ër një vit nuk u lexua nga asnjë Tv, faqa e parë e saj përjashtuar një Tv lokal në Elbasan, më saktë Skampa TV. Gazeta vijoji rregullisht në treg dhe të bindur se kishim shkelur klanin e Presidentit dhe të Kryeprokurorit në Durrës që nuk u lexuam . të gjithë të tjerat janë gënjeshtra dhe nga ata që i thonë duke ditur të vërtetën. Vjen një moment dhe të gjithë e kuptojnë se cfarë ndodh. Nuk ishte Bulevardi e vetmja gazetë që nuk u lexua. Ajo ndoshta ishte e vetmja që nuk ishte kapur nga klanet e ish presidentit, të vëllait të tij prokuror apo të punësimëve që kishte bërë kryeprokurori  Llalla në nga fisi i  pronarëve të medias. Kur ky shkrim u botua në redaksi ka pasur disa kërcënime dhe  natyrisht në online edhe fyerje. Tani kërcënimi më i madh dhe fyerja më e madhe është se investiguesit e mëdhenj të këtij vendi paskan zbuluar se Llalla nuk ka mbaruar shkolën  e mesme. Në fakt nuk është vetëm ai. Po për shkollën e emsme ka një verifikim shumë të thjeshtë. Pyetni se cilin kanë pasur shok klase! Nuk ka të bëjë thjeshtë me Bulevardin, si gazetë lokale prej 13 vitesh në treg, ka të bëjë me injorimin që i bëhet një informacioni dhe si e kanë parë  institucionet median. Në asnjë vend nuk shkruhet se kur e thotë një media e madhe duhen nisur hetimet, ndërsa një media lokale për atë që shkruan duhet të injorohet. Rasti më sakndaloz është ai i Eduard Ndreut që gazeta e denoncoi për shtatë vite dhe shkoi para  prokurorisë po për akuzat që kishte bërë ajo pasi iku nga detyra. Koicidencë që prokurorët ishi të njëjtë. Po nëse institucionete  këtij vendi duan ti fyejnë  mediat lokale për të vërteta që thonë dhe i tremben atyre të mëdha se ndoshta kanë Pazar të madh për atë që kërkojnë për të heshtur, është në moralin e gazetarit që bën analistin e madh dhe kërkon të manipuloj një shoqëri me skena të zeza krimi për të  mos  deklaruar zbulimin e madh. Shkrimi për Llallën është bituar me pseudonim pasi personi na kërkoi për frikën e hakmarrjes të mos ja  nxirrnim emrin dhe ne e bëmë. Analistët që heshtën kur ai qe në detyrë, tani po lajnë m…, me shurrë duke bërë zbulimin e madh pasi ai iku nga ajo detyrë. Ky është turp!

Nje falenderim per TV Report TV dhe Fax News qe mundesojne leximin e faqes se pare te gazetes Bulevard 

Shkrimi i plotë :

 

Kërkohet diploma e Prokurorit të Përgjithshëm. Dyshohet se nuk ka mbaruar shkollën e mesme

Periudha e para fushatës së 18 qershorit 2017, duket se do të shoqerohet me skandale të padëgjuara ndonjëherë në fushën e politikës, por nuk do të mungo-jnë ato edhe në drejtësinë e kalbur dhe të molepsur me afera të pista korruptive, kriminale etj. Beteja më e pakuptimtë dhe më absurde mbetet prej disa ditësh, ajo mes Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Ambasadorit SHBA zotit Donald Lu, e cila ka gjasa të japë shumë shpejt, efektet e saj negative jo vetëm për vetë kreun e organit të akuzës, por edhe për turpin e atyre që e kanë emëruar dhe që e mbrojnë akoma atë. Një hije skandali duket se do të rihapet për “trimin” e Prokurorisë Përgjithshme, për atë që për interesa personale dhe tepër banale i ka shpallur “luftë” shtetit më të fortë, më demokratik dhe më potentë në botë. Trimëria e Llallës nga Gramshi, duket see ka burimin në defektet dhe skandalet që pritet ta ndjekin atë shumë shpejt në ditët që vijnë. Duke mos u ndalur në skenaret e sajuara mediatike, dhe skenat e pështira me gjoja “presione ndaj familjes, me presione ndaj kryeprokurorit”, nga gjoja “segmente kriminale”, të cilat ishin sebepi për tu larguar jashtë shtetit ai dhe familja, mjafton të ndalemi në fjalët e dala jo vetëm nga dyer institucionesh të shtetit, mbi vërtetësinë e dokumentave shkollore të Adriatik Llallës. Ky skandal doli në sipërfaqe dhe në opinionin publik qysh në vitin 2012 kur Tiku papritur u gjend në krye të ILKPD. Burime nga qyteti tij Gramshi i thanë “Bulevard”se “ne e dimë se Tiku nuk ka mbaruar shkollën e mesme, nuk e kuptuam se si mbaroj shkollën e lartë, dhe ky skandal u përfol edhe në periudhën kur ai është proporuar nga PD për kreun e ILKPD, dhe me ndërhyrjen e Metës, u mbyll shpejt sepse duheshin bërë ca ndere dhe kaq”. Ky skandal ka gjasa të rihapet së shpejti, sepse edhe Ambasadori Lu prej disa ditësh ka marrë informacione se “pikërisht trimi që pot ë “demaskon ty” Adriatik Lllalla nuk ka mbaruar shkollën e mesme, dhe hop ka kaluar direkt në shkollën e lartë, ashtu siç bëhej 10- 15 apo 20 vjet vite më parë me kursin e Plepave, kur shteti ishte rrum-pallë, ashtu siç është edhe sot”. Burime nga Gramshi i thanë “Bulevard” se “kur ky njeri mori postin e drejtorit të ILKPD, patjetër që e mori me kushte të forta, duke u përbetuar se do ti mbulonte dosjet e milionerëve të politikës që e emëruan, pasi ndryshe do të kthehej në qytetin e lindjes dhe nuk do të kishte shansin ti afrohej Tiranës”. Ndoshta vetëm kaq mjafton të thuash se në çfarë bataku ka rënë drejtësia shqiptare, se në çfarë moçali ka notuar Proku-roria e Përgjithshme por edhe Prokuroritë e rretheve, me të cilët “Tiku” bënte gjoja sikur godiste korrupsionin dhe krimin. Pra pas skandalit që po përflitet në rrjetet sociale me një kolegen e tij, duket se Tiku do të përgjigjet edhe për mosmbari-min e shkollës së mesme në Gramsh, apo fallcifikimin e CV e tij, për tu përgjigjur penalisht për mashtrim, abuzim me detyrën dhe ligjet e shtetit, pastaj edhe për tentative e tij mjerane për të krijuar tension në marrëdhëniet me SHBA. Men-do se në çfarë dore kishin mbetur deri sot shqiptarët e thjeshtë, dhe nga ana tjetër në çfarë sigurie notonin të korruptuarit dhe milionerët e politikës, pasi kanë patur dhe vazhdojnë fatkeqesisht të kenë, mbro-jtjen e Tikut. Mendoj se është urgjente nevoja e ndërhyrjes së Ambasadorit Lu dhe atyre të vendeve të BE për të kërkuar me ngut dorëheqjen apo shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili duhet të përgjigjet për shumë akuza, për pengimin e reformës në drejtësi, për mbrojtjen e pakursyer të miliardierëve të politikës që dolën dhe e mbrojtën sapo atij ju vërsul Donald Lu, apo edhe për skandalin me dëftesën e shkollës së mesme që rezulton se nuk e ka kryer në Gramsh. Eshtë detyrë e politikanëve të ndershëm dhe të përgjegjshëm të kërkojnë me urgjencë largimin, shkarkimin dhe penalizimin e këtij njeriu që është kthyer në njollë turpi për organin e akuzës së vendit, ndryshe do të njollosin vehten e tyre duke heshtur dhe më keq, duke mbrojtur me dashje një njeri skandaloz, që tenton që për interesat e tij personale, të dëmtojë marrëdhëniet tona me SHBA.