Home Sport “Një trajner shqiptar do të kishte ikur me kohë nga të kuqtë”,...

“Një trajner shqiptar do të kishte ikur me kohë nga të kuqtë”, Duro: Partizan me cilësi, por nuk është për titull

Shpëtim Duro prej pak ditësh është vendosur në krye të Strugës, që kryeson kampionatin maqedonas.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, trajneri flet për eksperiencën e re, teksa komenton edhe Partizanin dhe Tiranën, që luajnë sot derbin numër 129 mes tyre. Ai nuk i kursen kritikat për të kuqtë, që kanë vuajtur së fundmi.

A e ka ende Partizani forcën të fitojë titullin?

Partizani ka shumë cilësi dhe potencial, kështu që çdo gjë është e mundur, por mendoj se ka shumë elementë të tjerë që ndikojnë për të më shtyrë të mendoj se Partizanin nuk është favorit as për titullin kampion, as për Kupën e Shqipërisë.

 

 

Cili mendoni se është favorit në derbin e sotëm?

Derbi është i paparashikueshëm, por them se janë në nivele përafërsisht të barabarta, si Tirana, ashtu edhe Partizani.

Çfarë tregon lëvizja e Kolelës për t’u dorëhequr pas Vllaznisë?

Nuk dua të hyj te problemet e trajnerit, se këtë profesion e kam edhe vetë. Por e kam thënë dhe do ta them se një trajner shqiptar do të ishte larguar 3-4 muaj para nga drejtimi i skuadrës së Partizanit. Nëse nuk do të ishte shkarkuar, do të kishte dhënë dorëheqjen pas gjithë oshilacioneve që ka pasur Partizani. Dhe më vjen mirë që drejtuesit e Partizanit paskan akoma besim, sepse në rastin e trajnerëve shqiptarë janë drejtuesit, që kërkojnë t’i largojnë teknikët dhe jo të presin të japin dorëheqjen. Panorama Sport

Previous article“Më para i kam thënë Jorit të dua se Kiarës”/ Modelja bën deklaratën e PAPRITUR për Luizin: E kam…
Next articleINSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 7 %, në fund të 2022-shit