Home Bota Një tjetër ushtarak i lartë rus “lë kockat” në Ukrainë

Një tjetër ushtarak i lartë rus “lë kockat” në Ukrainë

Vladimir Putin humbi një tjetër kolonel – tashmë të 57-tin – në vetëm katër muaj të luftës, shkruan British Independent.

Oficeri i fundit i njohur i rangut të lartë i vrarë në Ukrainë është nënkoloneli Pavel Kislyakov, 40 vjeç, i cili u varros të enjten në Moskë me nderime të plota ushtarake.

Kislyakov ishte komandanti i një njësie prestigjioze parachute. Ai është oficeri i 57-të i njohur i asaj rangu që vdiq në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave, Kislyakov ishte zëvendës shefi i shtabit të Forcave Tokësore Ruse dhe kreu i departamentit të operacioneve të Brigadës së 11-të Ajrore. Nuk janë dhënë detaje se ku vdiq ai në Ukrainë, por vdekja e tij kujton, shkruan Independent, humbjet e tmerrshme njerëzore të oficerëve të lartë nga Rusia.

Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia ka humbur rreth 35,600 ushtarë që nga fillimi i pushtimit. Përveç 57 kolonelëve të vdekur, besohet se në Ukrainë tashmë janë vrarë 12 gjeneralë.

Gjenerali i fundit i vdekur, vdekja e të cilit u konfirmua muajin e kaluar, është gjeneralmajor Roman Kutsov, i cili u vra gjatë një sulmi në një vendbanim ukrainas në zonën e Donbasit, siç raportohet nga reporteri i Rossiya 1.