Home Editorial Një tjetër fund marrëzie

Një tjetër fund marrëzie

edison konomi (1)Nga Edison Konomi / Kur në kuvend ishin duke u diskutuar të drejtat e femijëve, gjykata jonë e “pavarur” dha vendimin me të turpshëm në historinë e këtij institucioni vendimi i cili nuk zgjati më shumë se pesë minuta për të shpallur të pafajshëm ekzekutoret e tragjedisë së 21 janarit. Edhe pse këta ekzekutorë nuk janë të vetmit fajtor por mbi të gjitha urdheruesit e kesaj masakre duhet te pergjigjen para drejtesise shqiptare asaj drejtesia e cila pas 23 qershorit të këtij viti do të ketë dinjitetin , pamvarsinë dhe profesionalizmin e munguar në këto tetë vite. Kjo drejtësi e pavarur e lakuar shpesh nga qeveria tregoj më së qarti që është në zbatim të urdhrave të ekzekutivit shqiptar edhe pas provave të pa kundërshtueshme të paraqituar nga njësia me profesionale në botë sic është FBI ( Byroja Federale e Investigimit ) kjo drejtësi veproi në kundërshtim me të gjitha provat e paraqitura nga organi i akuzës duke dhënë një vendim absurd atë të pafajsisë së Agim Llupos dhe Ndrea Prendit të cilet shtien mbi katër  qytetare, katër baballarë të cilët kishin dalë për të protestuar duke kërkuar të drejtat e tyre për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre duke shprehur një mendim ndryshe, veprim i cili eshte mjaft normale në një shoqëri demokratike, por demokracia në Shqipëri ekziston vetëm si term por ajo trajtohet si një armë për të mbajtur pushtetin kundër vullnetit të votuesve të lire. Kjo datë do të shënohet si një nga ditët më të errëta te drejtesise sone, ajo drejtësi e cila duhet të jetë e verbër përpara klientelizmave sot tregoj edhe nje herë atë cfarë Partia Socialiste ka demaskuar me kohë, ku vendimet e këtij gjyqësori janë në favor të oborrit të kryeministrit dhe klientëve të tij. Por drejtësia do të flasë, do te flase në emër të Aleks Nikaj, ne emër të Ziver Veizit, në emër te Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës do të flasë në emer te familjareve të tyre por mbi te githa do të flasë për cdo qytetar të këtij vendi. Por per fat te mirë këto janë ditët e fundit e kësaj qeverisjeje ky është një tjetër “Fund marrëzie” dhe si i tillë cdo përgjegjës do të japë llogari për cdo krim të bërë ndaj këtij vendi , do të japë llogari për cdo  abuzim të bërë me pasurite kombëtare e cila i përket cdo qytetari te ketij vendi abuzime të cilat kanë renduar gjendjen ekonomike të cdo shqiptari të ndershëm do të jape llogari për crrenjosjen e shtetit dhe vendosjen e institucionit të korrupsionit.

Previous articleFenomeni “Golja”
Next articlePD: Të largohet drejtoresha sigurimeve në Durrës. PDIU: Na lini edhe pak kohë për emër tjetër