Home Ekonomia Një pyetje për qeverinë: Pse 1 litër naftë shqiptarit i kushton 5%...

Një pyetje për qeverinë: Pse 1 litër naftë shqiptarit i kushton 5% të rrogës, kurse gjermanit 1%?

Global Petrol Price sapo ka publikuar 10 shtetet me çmimin më të lartë të naftës në botë. Për çudinë e të gjithëve, por jo të shqiptarëve që janë të vetëdijshëm se vendi është një ndër më të korruptuarit në botë, Shqipëria renditet në vend të 10-të për çmimin më të lartë në naftës në botë!

Vendi ynë i varfër renditet pas shteteve me mirëqenie tejet të lartë sociale si Norvegjia, Suedia Islanda apo Hong-Kongu duke u renditur menjëherë pas Zvicrës.Përsa i përket çmimit të benzinës, Shqipëria renditet në vendin e 24-tërt në të gjithë botën.

Çmimi i naftës aktualisht u ul dje me 4 Lekë nga Bordi i Transparencës duke e çuar në 261 Lekë/Litër.Shqipëria në 10 vendet e para në botë… për çmimin e naftës.

Bazuar në të ardhurat per frymë, qytetarëve shqiptarë u duhen afërsisht 5% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë.

Duket për të qeshur ose ironi, por është fakt, ndërsa një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Pra, u bëmë pasanikë pa lekë në xhep!

Tani po, mund të themi se ia kalojmë Gjermanisë, edhe pse këtë herë nuk do donim. Bazuar në të ardhurat per frymë. Po si po reagojnë shqiptarët ndaj rritjes së cmimit të naftës? Po ja, duke rralluar kafet nga 10 që pijnë në ditë, tani po pijnë 9.