Home Kulture Një libër me mesazhe mësimdhënëse- analizë mbi librin e Enver Isufit “GJURMAVE...

Një libër me mesazhe mësimdhënëse- analizë mbi librin e Enver Isufit “GJURMAVE TË BLETËS”

Nga Prof.Ass.Dr. Hasan Hoxha 

E kam të vështirë si lexues të them se në cilën gjini mund të hyjë botimi i fundit i autorit Enver Isufi.Edhe për titullin nuk po e kuptoja lehtë, madje,pasi kisha lexuar librin e telefonova autorin :

-Enver pse keni zgjedhur këtë titull për librin tuaj autobiografik ?

Ai më tha:Unë në jetë kam pasur si model insektin e bletës,të punoj si ajo, të jetoj në shoqëri si ajo, të prodhoj punë të ëmbla si ajo, të jemë ekologjike si ajo.Unë e di që nuk e arrij kurrë bletën, por si model e kam pasur dhe e kam.

-Faleminderit i thashë Enverit për qartësimin. Tani jam i qartë. Është një titull i veçantë.Vërtetë ky libër thashë me vehte ka shumë përbërës të mirë, si vetë produkti i bletës, mjalti.

Libri ka një volum mbi 500 faqe ,i gjithi me foto me ngjyra.

Jo vetëm trajtimi i disa temave bashkë, por stili i të shkruarit të krijon komoditet gjatë leximit.

Në libër lexuesi njihet me jetën e tij fëminore në fshat, shkollën  fillore, tetëvjeçare, , të mesmen  agronomike në Golem,Kavajë, Universitetin Bujqësorë  në Kamëz, Tiranë, puna si agronom i mbrojtjes së bimëve në kooperativë, puna në Institutin e Mbrojtjes së Bimëe dhe puna e gjatë në Lëvizjen e Bujqësisë Biologjike shqiptare.

Për këtë kapitull të fundit,e kisha më të lehtë për ta përjetuar, sepse puna e solli që edhe unë që po bëj këtë koment profesional, të jemë përfshirë në bujqësinë biologjike shqiptare, sidomos në vitet e para, pasi u themeluam Shoqatën e parë e Bujqësisë Biologjike (Qershor, 1997). E kisha këtë fat edhe unë të përfshihem në këtë Lëvizje, e cila u mbështet për dhjetë vite nga Qeveria e Zvicrës (2001-2011) )

Libri ka breda histori, agronomi, shkencë,por edhe letërsi në prozë dhe poezi,pse jo edhe pak sociologji.Kapitulli i studimeve jasht shtetit është shumë tërheqës gjithashtu.

Përshkrimi i punëve që ka bërë Enveri na kujton edhe punët tona.Vështirësitë që ka kaluar Enveri, na kujton edhe vështirësitë tona.Kënaqsitë profesionale që ka përjetuar Enveri, i kemi përjetuar edhe ne.Në këtë kuptim lexuesi duke lexuar këtë libër , mbushet me nostalgjinë që u ka afruar atyre   jeta.

Origjinaliteti se si Enveri i ka përshkruar hapat e jetës së tij, mbas jo kushdo mund të shkruaj me kaq origjinalitet, me kaq  besueshmëri, të pa shtirura dhe realiste. Në këtë kuptim ky libër është multidisiplinor dhe shumë mësimdhënës , sidomos për brezin e ri të nxënësve të shkollave profesionale dhe studentët.Ky libër duket si një portokoll real i jetës së  tij agronomike, familjare, shkencore e më gjërë.

Studimet e tij të gjata dhe të shkurtëra në Gjermani, Itali,Hollandë, Spanjë, etj i kanë dhënë shumë mundësira për të kompletuar njohuritë e tij shkencore dhe metodike.

Në libër gjejmë historinë e fshatit në dekadën e parë pas çlirimit, vështirësitë e atij brezi për tu arsimuar, lexon historikun e shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve në Shqipëri, historikun e Bujqësisë Biologjike në Shqipëri, ku Enveri është një ndër pionerët e themelimit të saj 27 vite më parë.

Më ka pëlqyer këshilla që Enveri u jep kolegëve dhe cilitdo tjetër që të hedhin në letër përvojën e tyre.Secili thotë Enveri, ka diçka për të treguar nga jeta e tij profesionale dhe njerzore. Ai këshillon :”Mos e lini këtë përvojë të kalbet si një pishë e vjetër atje në pyll”

Të paktën thotë ai në mynyrë figurative, këtë “pishë” priteni dhe sillni në shtëpi, të tjerët më vonë mund të kthejnë atë në mobilje.

Ai ka respekt për përvojën e kolegëve të tij agronomë dhe jo agronomë.Kur përvoja juaj shkruhet në libra, ose edhe ruhet në blloqe shënimesh, bëhet pronë edhe për të tjerët.

Enveri në libër jep edhe mendime dhe ide për bujqësinë e së ardhmes.Ai thekson se si vend i vogël, Shqipëria nuk ka shanc tjetër , vetëm të zhvillojë një bujqësi ekologjike  dhe mjedisore. Bujqësia jonë e vogël, nuk mund të arrijë tregun e vendit dhe eksportet me volume të mëdha prodhimi, por me cilësi të larta.

Ai thotë se Shqipëria do të jetë nën një presion të madh pozitiv nga turistët , numri i të cilëve të do rriten në vitet që do të vijnë.

Ai thekson se angazhimi i strukturave shtetërore dhe private duhet të përgaditen për një bum të ri turistik, i cili kërkon masa të gjithanëshme për të ruajtur emrin e mirë të Shqipërisë në ushqimin e shishëm dhe të shëndetëshëm.Natyrisht bujqësia është mbështetësja kryesorë e turizmit për sot dhe për nesër.

Enveri në këtë libër shprehet për shqetësimin  mbi shërbimin këshillimorë,i cili ende nuk është modern, si dhe për studentët e dhe agronomët e rinj të bujqësisë, ende  nuk po fusin në bujqësi konceptet e bujqësisë së blertë ekologjike.Ai thotë se brezi i ri është ende i pa pargaditur për të përballuar dexhitalizimin e bujqësië  dhe për zbatimin e programimeve kompjuterike në mbrojtjen e bimëve, dhe plehërimin dhe ujitjen profesionale si tre masa që ndikojnë mbi cilësinë e prodhimit dhe mjedisit.

Në librin e E.Isufit përcillen disa mesazhe,sipas meje,me vlerë të përhershme. Ky “Professor i Associuar”,”Drejtues Kërkimësh” dhe “Mjeshtër Kërkimësh”, vazhdon të jetë aktivë si në prodhim, në shkencë, në projekte dhe në botime.

Duke lexuar librin e Enver Isufit me titull “Gjurmëve të Bletës” , të duket sikur ke vizituar një museum, ku mëson mbi jetën e një qytetari, eksperti, letrari dhe miku të mirë dhe mbi të gjitha të thjeshtë dhe modest. Unë u gëzova që lexova dhe rilexova këtë libër.Jam i sigurtë që këtë kënaqësi kanë ndierë edhe ata ,të cilët e kanë lexuar. Me siguri  të njëjtën ndjejë  do përjetojnë ata të cilët do të kenë fatin ta  lexojnë këtë libër. Faleminderit Enver Isufi për këtë botim me vlerë, dhe suksese në botime të tjera.

Previous article“Amaneti” nanës
Next articleKurti tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova me Lojërat Mesdhetare 2030