Home Aktualitet Një lajm i mirë nga kampi Al Hawl, nis operacioni për riatdhesimin...

Një lajm i mirë nga kampi Al Hawl, nis operacioni për riatdhesimin e familjeve shqiptare

Gjysmëhëna e Kuqe siriane njofton nisjen e operacionit për riatdhesimin e familjeve shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hawl. Sipas organizatës humanitare, operacioni ka nisur dhe po vijon me sukses.

“Përpjekjet për të rikthyer në atdhe familjet shqiptare, dha sukses”, njofton Gjysmëhëna Siriane.

“Riatdhesimi i familjeve shqiptare pas kërkesës së qeverisë dhe palëve të interesuara”, vijon njoftimi.

Pak ditë më parë, në kamp mbërriti edhe këshilltari i Presidentit Ilir Kulla, i dërguari i posaçëm i presidentit për çështjen e rikthimit të familjeve shqiptare.

SOURCEBulevard News
Previous articleNxorri skandalin e Ilir Metës me nënshtetësitë/ Komisioni i Sigurisë bën lëvizjen e rëndësishme, zbardhet kërkesa ndaj gazetarit
Next articleFinalizohet operacioni/ Dalin nga kampi Al-Hol katër fëmijë shqiptarë, Rama niset me urgjencë drejt Libanit: Do të marrim…