Home Sport “Një kafe me Kristjanin”, intervista ndryshe e Asllanit

“Një kafe me Kristjanin”, intervista ndryshe e Asllanit

Kristjan Asllani ishte një nga transferimet më sensacionale të Interit në merkaton e verës. Në kanalet zyrtare të klubit zikaltër është publikuar një interviste ndryshe e mesfushorit shqiptar, e quajtuar “Një kafe me Kristjanin”. Futbollisti i përgjigjet pyetjeve të ndryshme që kanë të bëjë me përditshmërinë e tij dhe jetën në përgjithësi.

INTERVISTA E KRISTJAN ASLLANIT:

– Kush është filmi i preferuar?
Filmi për Francesco Tottin.

– Nëse do të zgjidhje të drekoje me një nga e shkuara apo e tashmja, kë do të zgjidhje?
Wesley Sniejder.

 

 

– Çfarë do ta pyesje atë?
Si mund të vendoseshe aq mirë në fushën e blertë?

– Kush është superheroi yt?
Spiderman.

– Kush është superfuqia jote?
Të shënoj çdo gjuajtje.

– Ushqimi i preferuar?
Picat.

– Cila është cilësia jote më e mirë në futboll?
Luaj mirë me të dy këmbët.

– Pushimet përfekte?
Të relaksohem me prindërit e mi, pse jo dhe në Shqipëri me gjyshërit e mi.

– Ngjyra e preferuar?
Blu.

– Këshilla me rëndësishme?
E kam marrë nga Francesko Patali që jetonte në qytetin tim. Kur vij këtu më thotë të qëndroj djali që jam.

– Kush kujdeset më shumë për ty te Inter?
Daniele D’Ambrosio.

– Si?
Ai kujdeset me mua në çdo mënyrë, ndaj dua të falënderoj.

– Me kë shko më mirë te Inter?
Me Belanovën sepse ndoshta jemi edhe në të njëjtën moshë dhe kemi ardhur si të rinj në këtë skuadër.

– Ndonjë hob tjetër?
Nuk është se kam, por më pëlqen dhe regatoni.

Previous articlePorti i Durrësit, Ahmetaj: Qeveria ka 33% të projektit më madhor në historinë e Shqipërisë
Next articleVideo/ Dubai po planifikon të ndërtojë rrokaqiellin më të lartë të banimit në botë