Home Portret Një histori domethënëse me Muhamet Malon!

Një histori domethënëse me Muhamet Malon!

Nga Shpëtim Luku

Afro 20 vite më parë, Dritan Çelaj, pronari i kompanisë së sigurimeve Atlantik vendosi një bashkëpunim me peshëngritësin e shquar në atë kohë, Ilir Suli. Mori përsipër ta sponsorizonte, në një periudhë të vështirë për Ilirin e ku askush nuk besonte se ai mund të rikthehej si sportist. Ndërkohë që Ilir Suli këtë mbështetje ia shpërblente nëpërmjet falenderimeve të shumta që adresonte në drejtim të kompanisë Atlantik në intervistat që ai jepte në mediat e ndryshme. Si dhe duke mbajtur logon e kompanisë një kostumin sportiv. Edhe në konkurim në kampionatin botëror me logon e kompanisë doli. Por sadisfaksionin më të madh Ilir Suli ia dha Dritan Çelës duke u kthyer nënkampion nga kampionati botëror i peshëngritjes në vitin 2002, zhvilluar në Varshavë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas kishin dalë shumë njerëz për të pritur personin që na kishte nderuar Poloni. Sigurisht edhe Dritan Çelaj dhe unë në shoqërinë e tij. Pasi Ilir Suli erdhi u takuam dhe u ulëm në një ambient aty rrotull. Në tavolinë ishte përveç nesh edhe Njeriu i madh Met Malo.

“Puna jonë përfundoi këtu”- i pëshpëris në vesh Dritan Çelës. Ai nuk kuptoi ç’doja të thoja, ndaj vazhdova. “Bashkëpunimi ynë me Ilir Sulin mbaron këtu, pasi tani e tutje atë e merr tjetër kush në kujdestari”- i them sërish me zë të ulët, pa dashur të dëgjojnë të tjerët. Dhe sapo unë kisha përfunduar fjalinë në veshin e Dritanit, Muhamet Malo e mori fjalën dhe tha pak a shumë: duke u ndjerë i enocionuar dhe i gëzuar për rezultatin që arritët kam vendosur të jap një shpërblim prej 150 mijë euro. Nga kjo shumë një pjesë të madhe të saj(e tha shifrën përkatëse) do ta marr Suli, një shumë trajneri Hektor Shaqiri, Ilir Kafarani dhe një sasi( edhe këtë shumë e përcaktoi) përdoreni për promovim.
Pas fjalës së Met Malos, Dritani hodhi sytë nga unë si të donte të më thoshte se e kuptonte tashmë më mirë atë ç’ka kisha dashur ti transmetoja.
Ky ishte pra Met Malo, një nga biznesmenët më me zemër të madhe që unë kam njohur dhe që ka patur Shqipëria.