I marri s’di të luaj
Me shkët dola në pazar,
ç’pamje të bukur
atë ditë kemi parë:
Tre-katër vetë
e goditnin me pëllëmbë nga pas
i marri,
kë gjente përpara
me grushte e qëllonte plot maraz.
Tani po deshte thuaj:
-I marri s’di të luaj
Burokrati
Për një problem familjar
i vajta tek zyra,
trokita në derë
dhe brenda hyra.
E pashë, me syze dielli
ulur në karrige po qëndronte,
xhaketën hedhur mbi supe,
gazetën po lexonte.
-Çkemi-më tha
dorën pak e zgjati
e ashtu sa dola
ashtu e mbajti.
Dyshova:
Ky, shoku im,
vallë do të jetë.
Unë hyra e dola
Ai sytë në gazetë.
Në shëtitje
Shëtis i qetë në dhe të huaj
pasi mbarova punë plotësisht
papritur m’afrohet një i moshuar
dhe shpatullat më rrahu miqësisht.
-Ngadalë, biri im – më thotë plaku
se jemi rrënjë e të njëjtit lis
kur fryn me furi tufan i tërbuar
i merr me vehte, në botë i braktis
Qëndrova i qetë si me tim atë
po bisedoja me plakun e gjorë
për gurët e fshatit më pyeste,
kur i tregoja, më puthte në dorë
Eh, babagjysh, mendoja me vehte
kur po largoheshim pa u ngutur
një copëz plisk me dhe paske marrë
rrënjët nga toka kur i ke shkulur
Një ëndërr e bukur
Me ty nuk jam,
por ty të shikoj çdo natë
në sytë e zi
Larg meje je,
por zërin ta dëgjoj vetëm
nga goja kuti
Mbyll sytë me dorë
mundohem të fle,
por ëndërrat s’më lenë
Çdo natë të shikoj
me trupin si njalë
zgjas duart për të të zënë
Flokët bisht pëllumbi
zgjatem t’i arrij
vetullat shigjetë
qerpikët e gjatë
mezin si perri
Porsa i zgjas duart,
nuk e di ku zhdukesh
nga sytë më humbet
me një zë të largët
porsi perëndeshë
mua më thërret
Fillon të zbardhë drita,
gjumi s’më ka zënë
vec për ty mendoj.
Ndoshta them kur ngrihem,
endërr s’do ketë qenë
sot do ta takoj
Atit tim
Se njeh tim atë?
dil çdo mëngjes
në rradhë për qumësht
me siguri do e gjesh!
Shtatëdhjetë thua? I kaloi
pak i kërrusur me flokët e bardhë
akoma i fortë
si tridhjetë vjeçar
Tim atë e dua, se është i drejtë
dhe kurrë prapësitë s’i mendon
-Të sillesh mirë, t’i duash shokët
Mirë të pusnosh, më thotë gjithmonë.
Më shikon mua, plakun?
I shikon këto duar?
Çdo punë që syri më ka zënë,
i kam hyrë dhe e kam mbaruar
E shikoj atin tim dhe buzëqesh
se ashtu është vërtet
edhe rrugë me të po të marrësh
ecën, të lë pas e nuk flet
Kaktusi
Një kaktus kisha mbjell në ballkon,
dhe dimrit të rreptë me guxim i qëndronte,
në fillim të pranverës për çdo vit,
fillonte të rritej, të mugullonte.
Kalonin vitet një nga një,
dhe kaktusi rritej pa pushim
po, ja një dimër u fishk e u tha,
n’pranverë nuk doli. Oh! Ç’hidhërim.
Ashtu si kaktusi rritet im bir,
rritet e n’pranverë nis mugullon,
do vijë dhe dimri për të si për mua
e thërras pranverën, po s’më dëgjon
Dy miq të pandarë
Njeriu dhe mendja, dy miq të pandarë
një rrugë të gjatë njëherë kishin marrë
ecën sa ecën, tek një klub qëndruan
të qetë pas lodhjes, u ulën pushuan
-O mendje e ndritur! Një gotë raki,
a më jep leje, të ulem ta pi?
U ul dhe i qetë të parën e piu,
Pastaj një të dytë e kërkoi njeriu
Kur gotën e dytë ai rrëkëlleu,
-do ta pi tha- dhe një, se më pëlqeu!
Po mendja i tha: -Po pive të tretën,
unë ika të lashë e ti do rrish vetëm
Dhe që atë ditë mendja u betua,
po u bën tri gota, ajo u largua,
merr malet e fushat, larg nga njeriu
pa mend në kokë është e se di fatziu
Ç’është jeta?
Jeta
Një brazdë uji
E hollë e gjatë
Nga vete brazda
Vete dhe uji
Ditë e natë
Një natë me Bajronin
Një natë pranvere
me Bajronin qëndrova,
vetëm një natë
Hëna vështronte,
bulkthi këndonte
zemra ime,
pas Bajronit vraponte;
Ecte pa pushim
në pyje
lëndina e male të lartë
pa mbarim
OO, ç’natë gazmore
parajsë e vërtetë,
para del fshatari
tek pragu qëndron,
me dorë në zemër
në shtëpi na fton:
Urdhëroni,
Mirë se erdhët!
dhe na prin në shtëpi
me sofrën të shtruar plot mish
dhe verë safi
Buzëqesh Bajroni
dhe mua më shikon,
i tillë ishte
dhe mbetet përgjithmonë
Gotat trokitën
trokitën zemrat me furi
merr zjarr biseda
në shtëpi
Trim- fola unë
Bujar – tha Bajroni
Fjalën “liri”
e thamë njëherësh
unë dhe ai
Dolëm
hëna na priste,
në kupën e qiellit qëndronte,
udhërrëfyese e kishim;
ndaj priste
mikun të nderonte,
pishtarët u shuan
mëngjesi afron
merr leje të ngrihet
i madhi bajron
Duart m’i shtrëngoi
dhe për kujtim
“Haroldin” më dhuroi
Pasi na përshëndeti,
u nis e iku;
shkoi diku tjetër,
për të shkruar tjetër vepër
Pranvera në fshat
Në këmbë të fshatit,
një ditë troket dera
-Hape
-Kush është?
-Jam unë, pranvera
Dyer e dritare
Hapen kanat më kanat,
Çdo shtëpi
plot erë pranverore,
plot jetë mbarsur
fillikat.
U hapën dyer e dritare
dhe fshatari del në derë
plot gëzim hap krahët,
thërret shend e verë:
-Bujrum,
mirë se erdhe,
e dashur pranverë;
ka kohë që të presim
me lulet plot erë.
-Eja, t’përqafoj
e dashura ime
krahët hap fshatari
plot kënaqësi,
thith ajrin pranveror
gjer në mushkëri
Servantesi kish të drejtë
Tani
Dhe vetë po e besoj
-Servantersi kishte të drejtë
Dylqinjën kur e krijoi
Ndoshta më quajnë aventurier
I mete, do thonë disa
Moral, do bëjnë të tjerë,
e kotë do jetë, ju siguroj,
se unë Dylqinjën time
çdo natë e shikoj
E shikoj kudo,
filloj e thërres
-Solaj, ku je?
Eja se po vdes.
Dhe vjen Solaj, Dylqinja ime
plot finesë, si flutur
Solaj, krijesë magjike
Solaj, o tll i bukur
Unë dhe zemra
Vendosëm një ditë
botën të shëtitnim,
të kapur dorë për dore
kaluam pyje e male,
Lumenj e fusha pjellore
Netë pa gjumë kaluam
U lodha, u rraskapita
Më në fund qëndruam
E hej dreq o punë!
Ku do më nxjerrë kjo rrugë?
Ti vrapoje si era,
diellin me dorë mbuloje
në mbrëmjet plot hare,
netët gazmore kaloje
Mish e verë shtruar
agimi seç të zinte,
vashëza buzënektar
te gjumi po të rrinte
Zemër e praruar,
unë nuk rri dot më
gjunjët më kanë lënë
prandaj po të le!
Ndonëse rrimë së bashku,
u ndamë miqësisht
ajo n’rrugë rinore
e unë pleqërisht
Shokut tim minator
Të shikoj krenar
dhe mburrem me ty
o shoku im, minator!
Gërrmoj në sytë e tu,
në zemrën tënde thellë, gërmoj,
plot dritë e bardhësi aty ka
Shikoj duart e mia,
shikoj duart e tua
dhe hesht
nuk flas me gojë
E ç’të flas
turp më vjen
përpara teje mecec qëndroj,
Të shikoj me duar, plot kallo
të shikoj në trup, plot muskuj,
të shikoj në zemër
Dëbora, jo në bardhësi nuk ta kalon
ndjej me të drejtë
krenohem me ty, plot gëzim,
dhe të prezantoj ballëhapur
-Ky është shoku im!