Home Kulture Një ditë si sot, lindi kryedëshmitari i mizorive të diktaturës

Një ditë si sot, lindi kryedëshmitari i mizorive të diktaturës

Me 28 Gusht 1924 lindi At Zef Pllumi “frati i kujtimeve”, “ideologu i lirisë kunder tiranisë” ,” misionari i rebeluar” një nga guret e themelit të ideologjisë dhe identitetit europian të shqiptarve. I perkthyer në gjuhet kryesore perendimore  me kryevepren e tij “Rrno vetem per me tregue” si askush tjeter u tregoi bashkëkombasve të tij  mbi qendresen dhe thyerjen njerzore, rezistencen prej martiresh të klerit katolik shqiptar e jo vetem, shpjegimin më të thellë antropologjik mbi rrenjosjen e komunizmit dhe tejkalimet bestiale të dhunes së tij. Në liri si askush tjeter u dha pas “zevendesimit të trurit” nepermjet shkolles e dijes , botimeve e revistave duke mbledhur rreth vetes një çetë intelektualesh me vokacion europian që spikaten tek “Hylli i Drites”.

Shqiperia europiane, parimet e humanizmit të krishterë, kultura si sistem i hapur komunikimi , transformimi i mentalitet nga tribal e neokomunist të politikes në demokratik e liberal ishin kolonat e doktrines Pllumi.

Previous articleKush është “Vasya Bandit”, 59-vjeçari rus që u arrestua në Shqipëri?
Next articleBorrell: Sanksionet kundër Rusisë po funksionojnë