Home Aktualitet Nisin hetimet pas tërmetit, Prokuroria regjistron çështjen penale

Nisin hetimet pas tërmetit, Prokuroria regjistron çështjen penale

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntori la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, mësohet se Prokuroria e Durrësit ka regjistruar mëngjesin e sotëm çështjen penale, e cila i referohet tërmetit të 26 nëntorit me shkatërrimet e mëdha që solli kryesisht në qytetin e Durrësit.

Prokuroria dyshon se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mos përmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Kjo çështje është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas grupi hetimor Polici-Prokurori është urdhëruar sekuestroja e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë, dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës do t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task-Forcës së ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit.

SOURCEBulevard News
Previous articleKomisioni i ri i BE filloi punën
Next articleCila media është skandaloze?