Home Kosova Nisin arrestimet e para nga Tribunali i Gjykatës Speciale/ Kush është ish-...

Nisin arrestimet e para nga Tribunali i Gjykatës Speciale/ Kush është ish- shef i inteligjencës

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi.

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

SOURCEbulevard news
Previous articlePlani Marshall: Do të ishte një mënyrë për të përballuar krizën e koronavirusit?
Next articleBelind Këlliçi publikon artikullin: Sigurisht që Edi Rama nuk kishte kohë të priste sot në takim 4 mjekë të nderuar!