Home Sport Nis sot EURO 2020! Hiti i shqiptarit Ermal Meta si kolonë zanore...

Nis sot EURO 2020! Hiti i shqiptarit Ermal Meta si kolonë zanore në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Na kishte munguar një eveniment i tillë. Pandemia e koronavirusit e shtyu ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në Evropë për EURO 2020 e ‘mundi’ dhe këtë sfidë dhe rikthehet sot me premtimin e një spektakli të garantuar.

Tashmë është gjithçka është gati. Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ndeshja hapëse do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.

Euro 2020 vjen në ekranin e Report Tv me emisionin sportiv MINUTA ZERO. Duke filluar nga sot, çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 15:00 vijnë në shtëpinë tuaj golat, emocionet dhe larmishmëria e informacioneve nga secila prej 24 skuadrave të 11 qyteteve ku do të luhet eventi.

“Me ‘MINUTA ZERO’  do të sjellim në shtëpinë e çdo teleshikuesi dhe shqiptari golat, emocionet, spektaklin, rikthimin e tifozëve, parashikimet dhe analizat e detajuara të këtij edicioni special të eventit të rëndësishëm”, thotë drejtuesi i emisioni Andi Kapxhiu.

Një tjetër ngjarje e veçantë për ne shqiptarët është se në startin e kampionatit evropian të futbollit, do të jetë edhe një bashkëkombës i yni. Këngëtari Ermal Meta do të shoqërojë si kolonë zanorë me me hitin ‘uno’ në stadiumin olimpiko të Romës në ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Në skenë do të ngjitet këngëtari me famë botërore Andrea Boceli, ndërsa zëri i Ermal Metës do të shoqërojë  rrëfimin e SKY Sport pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi. Kënga UNO flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.

Në kampionatin europian të futbollit do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë Ëembli. Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në stadiume, vendim që mori UEFA. Nesër në mbrëmje në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar COVID , janë vaksinura ose kanë një test negativ COVID. /Shqiptarja.com

SOURCEbulevard news
Previous articleProvimet e Maturës, sot testimi për lëndën e Matematikës
Next articleSot shënohet çlirimi i Prishtinës, dita kur më 11 qershor 1999 UÇK-ja ngriti flamurin kombëtar në kryeqytetin e Kosovës