Home Kosova Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për Hashim Thaçin. Avokati: Seanca...

Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për Hashim Thaçin. Avokati: Seanca në Hagë u realizua pa njoftuar në kohë mbrojtjen! E vështirë për ta kuptuar pse u bë në këtë mënyrë

Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndaj tij rëndojnë 10 akuza për krime lufte.

Avokati mbrojtës si ish- presidentit Hashim Thaçi tha se kjo seancë është bërë pa njoftuar në kohë mbrojtjen.

” U realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh, për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë”, tha ai.

VIABulevard News
SOURCEShqiptarja.com
Previous articleKosovë/ 13 të vdekur dhe 637 raste të reja me COVID-19
Next article​Bilanci i sulmit terrorist në Bagdad, 11 të vrarë