Home Politike Nis rikonstruktimi i godinës së DRSHRR në Lushnjë

Nis rikonstruktimi i godinës së DRSHRR në Lushnjë

Në qytetin e Lushnjës ka nisur rikonstruktimi i godinës së Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot se si do të duket godina e re. Kjo godinë shkruan Rama do të ketë kushte optimale pune për stafin si dhe për qytetarët që kryejnë shërbime të mjeteve rrugore.

“Edhe në Lushnje ka nisur puna për transformimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila ndryshe nga godina e vjetër do të ofrojë kushte optimale pune për stafin si dhe qytetarët që kryejnë aty rreth 35 mijë shërbime të mjeteve rrugore në vit,” shkruan Rama.

Previous articleVjen propozimi më i çmendur nga Anglia lidhur me ndryshimin e rregullores së futbollit
Next articleBerisha sulmon SPAK: Ende s’ka nisur hetimet për Ramën, a është gjallë ‘SKAP’-i?