Home Kronika Nipi i tij i shpallur në kërkim, deputeti Rraja: E dija se...

Nipi i tij i shpallur në kërkim, deputeti Rraja: E dija se ishte jashtë shtetit!

Deputeti i Krujës Rrahman Rraja, ka reaguar pas shpalljes në kërkim të nipit të tij, Ramazan Rraja. Në një reagim për ‘fax nwës’ Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.

Previous articleSituata nga COVID-19 në burgje, familjarët do të lejohen të hyjnë vetëm me test negativ
Next articleA do përfundojë koronavirusi me Omicron? Mjeku Alimehmeti publikon studimin