Home Politike Nikollë Lesi bën parashikimin e radhës: Kam burime përtej oqeanit, Basha do...

Nikollë Lesi bën parashikimin e radhës: Kam burime përtej oqeanit, Basha do bëhet president 2022-2027

Nikollë Lesi thotë se kryedemokrati Lulzim Basha do të bëhet president i Shqipërisë.

Gazetari siguron se ka ca burime që e njoftojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe sipas tij Basha do të bëhet kreu i ri i shtetit.

“Miqtë përtej Oqeanit, ata që po mbajnë Bashën në këmbë edhe kur elektoratin demokrat po e merr ish-kryeministri Berisha, kanë vendosur që Lulzim Basha të jetë President Republike, natyrisht pas largimit të Ilir Metës.

Kryeministri Rama është shprehur hapur se emrin e Presidentit të Republikës do ta votojë në bashkëpunim me PD, natyrisht me Lulzim Bashën.

Por nisur nga komplikacionet e mëdha dhe që nuk iu dihet fundi në PD, kur Berisha ka mobilizuar taborret kundër Selisë Blu, kanë nxjerrë në plan të parë që jo vetëm Rama ta zgjedhë Presidentin me PD, por do të jetë pikërisht Lulzim Basha si President 2022-2027.

Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për ta qetësuar situatën në PD, ku pas kësaj zgjedhje si President, dyshja Berisha-Meta do të jenë kupola drejtuese e Opozitës”, parashikon Nikollë Lesi.