Home LifeStyle Nicole Kidman kritikohet nga fansat për përdorim të tepët photoshop-i, në ‘Vainty...

Nicole Kidman kritikohet nga fansat për përdorim të tepët photoshop-i, në ‘Vainty Fair’

Aktorja e njohur Nicole Kidman, ka pozuar për kopertinën e revistës e njohur ‘Vainty Fair’, me një veshje të koleksionit “Miu Miu”. Ajo duket rrezëllitëse, dhe me forma gati perfekte. Megjithatë duket që kjo gjë ka irrituar fansat, duke e akuzuar Kidman për përdorim të tepërt photoshopi-i, shkruan “Perth Now”.

Ylli i “Being the Ricardos”, 54 vjeçe, u fotografua me një minifund me fund të shkurtër, çizme dhe një bluze ku kishte zbuluar barkun.

Ajo është një aktore e kompletuar që është nominuar për Oscar. Pse është e veshur si një vajzë shkolle? Aspak e këndshme”, komentoi njëri në postimin e kopertinës në Instagram të Vanity Fair. Ndërsa një tjetër shkroi, “Do të doja të dëgjoja konceptin qe ka kjo fotografi, pas kesaj kopertine pasi realisht nuk e kuptoj”.

Një tjetër komentues shkruan, ‘Nicole Kidman është aktore e mrekullueshmem por ky stil është i tmerrshëm. Jam i tronditur që ajo pranoi këtë.”

Por, gjithsesi, kishte edhe nga ata që e komplimentuan.“Gjithmonë do ketë njerëz që do te urrejnë. Dukesh thjeshtë e mrekullueshme!” shkruajti një fanse.

Nicole Kidman kritikohet nga fansat për përdorim të tepët photoshop-i, në ‘Vainty Fair’

(fl.mu)/dosja.al