Home Sport Ngushtica e Bosforit kalohet me not. Mbi 2600 sportistë nga 77 vende...

Ngushtica e Bosforit kalohet me not. Mbi 2600 sportistë nga 77 vende garuan në Stamboll në kanalin midis dy kontinenteve

Me qindra notarë kanë marrë pjesë në garën e kalimit të Ngushticës së Bosforit. Këtë të shtunë ishte edicioni i 35-të këtij eventi të organizuar nga Komiteti Olimpik i Turqisë.

Rreth 2600 notarë nga 77 vende të ndryshme kanë garuar për 6.5 kilometra duke u nisur nga pjesa aziatike e Stambollit për në pjesën europiane.

Për femrat fituese u shpall notarja turke Burcunaz Narin ndërsa për meshkujt notari turk Doğukan Ulaç.

Previous article‘Sytë’, njësia speciale që drejton dronët ukrainas
Next articleNë Shqipëri nuk vriten politikanë? Më shumë se gjysma e 33 kryeministrave janë vrarë!