Është dhëna masa e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Krasniqin, personi i cili u arrestua gjatë operacionit në Shijak ku u zbuluan një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh.
Kujtojmë që kërkim është shpallur, Selman Krasniqi, vëllai i tjetër, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali. Mësohet se 46-vjeçari ka deklaruar para trupit gjykues se arsyet kanë qenë ekonomike pasi ishte i sëmurë dhe duhet të kurohej jashtë vendit.
Ndërsa mbi arsenalin e armëve të gjetura në banesë në një mur dysh, ai ka deklaruar se janë marrë që në vitin 1997 dhe nuk janë përdorur nga asnjë grup kriminal.