Home Kronika Ngjarje e rëndë! Mbytet 15-vjeçari në lumin Drini i Zi

Ngjarje e rëndë! Mbytet 15-vjeçari në lumin Drini i Zi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një 15-vjeçar është mbytur duke u larë në lumin Drini i Zi.

Njoftimi:

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.