Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 16-vjeçare është gjendur e pajetë nga familjarët e saj.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e reja ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” të këtij qytetit.
16-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët, ndërkohë nuk dihet shkaqet që kanë çuar adoleshenten drejt këtij akti të rëndë.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka marrë në pyetje të afërmit.