Home Kronika Ngjarja në Kavajë, nëna e Kastriotit: Kuzhinieri është i dashuri i Carlotta-s

Ngjarja në Kavajë, nëna e Kastriotit: Kuzhinieri është i dashuri i Carlotta-s

Nëna e 32-vjeçarit Kastriot Dema, i cili dhunoi dhe plagosi me thikë partneren e tij, italiane, Carlotta, ka thënë se nusja e saj e tradhtonte djalin e saj. Zonja Bedrie, tha për “Shqipëria live”, se fillimisht e ka dashur shumë Carlotta-n, madje edhe Kastrioti i ka dhënë shumë prioritet asaj.

“Ajo do që të marrë të gjithë hotelin, Kastrioti i ka dhënë variante të ndryshme. Ajo i ka vënë të gjithë punëtorët kundër burrit të saj. Kuzhinieri e ka kërcënuar djalin tim, ai është i dashuri i Carlotta-s”, tha nëna e Kastriotit.

Sipas Bedries, i biri i ka dhënë shumë autoritet Carlotta-s dhe ajo ka përfituar. E ëma e Kastriotit shtoi se ai nuk e ka dhunuar asnjëherë më parë gruan e tij dhe ajo nuk e ka provuar asnjëherë këtë.

Ndërsa duke folur për ngjarjen që ndodhi një ditë më parë, Bedrija tha se Carlotta ka mbështetjen e policisë.

“Kamerat i ka fikur Carlotta dhe pas ngjarjes ka ikur. Djali im ka pritur policinë. Carlotta ka patur mbështetjen gjithmonë të policinë, mua po ma vret qeveria djalin. Unë dua jetën e djalit tim, t’i vënë bombën resorit. Ajo nuk është nënë, nuk ka dhembshuri për fëmijët”, tha zonja Bedrie.

Ndërkohë, gruaja italiane e Kastriotit, ka rrëfyer se është dhunuar gjithnjë dhe se para dy ditësh, ai e plagosi me thikë në parakrah, duke i shkaktuar pesë plagë.

Policia e Kavajës ka arrestuar sot Kastriot Demën, me akuzën e shkeljes së masës së sigurisë të arrestit shtëpiak.

Policia thotë se janë proceduar dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë gjatë konfliktit dhe që dyshohet të kenë qëlluar 32-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në spital i lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

SOURCEbulevard news
Previous articleU akuzuan se kishin lidhje paralele dalin fotot intime të Teas dhe Beartit
Next articlePDIU i përgjigjet deklatateve të Vuçiç për problemet me Kosovën