Home Kosova Ngjarja e rëndë: Ra në kanal teksa po kulloste lopën, nxirret trupi...

Ngjarja e rëndë: Ra në kanal teksa po kulloste lopën, nxirret trupi i pajetë i 4-vjeçarit

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që ra dje në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë në Kosovë.

Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Daja i katërvjeçarit ka thënë për mediet se vogëlushi kishte nxjerrë lopën për të kullotur dje, ditën kur i mituri ra në kanal.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe  është gjetur i pajetë”, tha ai për Klan Kosova.

“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.

Previous articleKy është shteti me jetëgjatësinë më të lartë të njerëzve
Next articleÇekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse