Jeton në fshatin Kullë të Durrësit, por distanca gjeografike nuk përbën problem për Xhoana Kurtin. Ajo ka arritur të “kapërcejë kufijtë” dhe të integrohet në profesionin e së ardhmes, marketingun dixhital.
Puna online si menaxhere e rrjeteve sociale të një sërë bizneseve e ka favorizuar 25 vjeçaren të punojë nga shtëpia dhe njëherazi të ketë mundësinë të kujdeset për vajzën e saj 4 vjeçare.
Mëmësia e ndryshoi si njeri. Ishte pikërisht kjo fazë kur jeta e saj mori tjetër kuptim, kishte më shumë qëllime dhe forcë për të ecur përpara, ndjehej e përmbushur.
Ishte ky momenti që vendosi të mbulohej me shami dhe ta praktikonte fenë islame. Edhe pse nuk arriti të vazhdonte shkollën e lartë, ambicja dhe përkushtimi i saj bëri që të futej shpejt në treg dhe të bashkëpunonte me disa biznese. Tashmë ajo është trajnuese e vajzave që duan të kenë sukses në këtë fushë.
Asnjëherë nuk është vonë për të hequr dorë nga ëndrrat. Xhoana ia doli! Për tu njohur më shumë me historinë e saj, rutinën e re që ndjek tashmë si besimtare muslimane dhe si u integrua në tregun online, ndiqni emisionin e plotë