Home Kronika Nga tritoli për krushqinë e prishur, deri tek vrasjet me porosi, zbardhet...

Nga tritoli për krushqinë e prishur, deri tek vrasjet me porosi, zbardhet kush është grupi që vrau në mes të Tiranës biznesmenin Behar Sofia

Detaje të reja janë bërë publike për ekzekutimin e biznesmenit Bujar Sofia në mes të Tiranë pak javë më parë.

Policia ka vënë në pranga Ernjet Shyti, i cili jetonte me mamanë e tij në Tiranë, dhe ka punuar si bojaxhi në Malin e Zi, ku dhe ishte arratisur pas ekzekutimit të 66-vjeçarit.

Po ashtu policia ka vënë në pranga edhe dy persona nga Fushë-Kruja, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor të 24-vjeçarit. Bëhet, me dije se është arrestuar Leonard Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

Ky shtetas në vitin 2014 së bashku me disa persona të tjerë kanë tentuar që të kryejnë një vrasje me porosi, në Bulqizë, pasi kanë tentuar të ekzekutojnë shtetasin me iniciale F.A, kundrejt një pagese.

Po ashtu policia ka vënë në pranga Xhuljano Vishën, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë që bashkëpunëtori i katërt është Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, në vitin 2016 kanë vendosur me tritoli një biznes privat në Fushë-Krujë. Kjo për shkak të prishjes së një krushqie.

SOURCEBulevard News
Previous articleNjë re marsiane zbulon sekretet e saj
Next articleOrganizonte lojra fati dhe ushtronte aktivitet në lokal pas orarit të përcaktuar, arrestohet dhe gjobitet me 1 mln lekë pronari