Home Kronika Nga Shqipëria, në Itali dhe Evropë, goditet rrjeti i madh i trafikut...

Nga Shqipëria, në Itali dhe Evropë, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës, 43 persona…

43 urdhër-arreste janë lëshuar ditën e sotme nga policia, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se operacioni është zhvilluar njëkohësisht në disa vende evropiane, ku në qendër ka qenë goditja e trafikut të drogës.

Burimet thanë se operacioni është përqendruar në Brescia dhe marrin pjesë hetues të Krimit të Organizuar, Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare dhe Guardia di Finanza.

Mësohet se në këtë operacion është goditur një rrjet i trafikut të drogës në Evropë dhe janë sekuestruar 4 milionë euro.  Detajet do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos dhe përfaqësues të autoriteteve të drejtësisë shqiptare.

Previous articleAlibeaj-Bardhi zbresin në Elbasan, refuzojnë Luçiano Boçin: Konsultime e sondazhe për kandidatin e PD
Next articleAltin Lala beson te Sylvinho: Shqipëria të ndjekë shembujt e Kroacisë dhe Marokut