Nisur nga rasti i sotëm ku Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë dy persona duke vjedhur në një supermarket, bëhet fjalë për një shtetase 62 vjeçare dhe nje shtetas 30 vjeçar AlpeNews.al ju sjell të gjitha rastet më “komike” të  vjedhjeve që kanë ndodhur në supermarkete në shqipëri.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë kapur duke vjedhur në një supermarket në pronësi të shtetasit S.D., banues në Elbasan.

Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Qyli është i ëmbël por shumë e hidhur është “kapja mat”.

Një rast i tillë ka ndodhur në 2017 në kryeqytet:

Dy gra janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi në Tiranë duke vjedhur produkte ushqimore.

Ato futen në një supermarket, marrin disa produkte në një shportë dhe më pas i fusin në çantën e tyre të dorës.

Vendosin më pas në shportë produkte më vlerë të vogël monetare dhe i drejtohen kasës…Por pa ditur se të gjitha veprimet e tyre janë filmuar nga kamerat.

4 adoleshentë e kanë pësuar jo më larg se para një muaji në Durrës:

Vetëm para pak ditësh në Durrës janë arrestuar4 adoleshentë, u kapën në flagrancë duke vjedhur në një market.

4 adoleshentë janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një market të qytetit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe në pranga kanë rënë dy 15 vjeçarë dhe dy 16 vjeçarë, miqë mes tyre. Dyqani ushqimor i përkiste shtetasit 60-vjeçar A.L, i cili ka bërë dhedenoncimin.

Një ngjarje tjetër e pazakontë vjedhjesh shënohet në vitin 2016: 

Ish-kryekomunari i Komunës Perondi, në Kucovë Ramiz Oboni është futur sërish në telashe.

I akuzuar dikur për përvetësim pronash dhe shpërdorim detyre, në këtë video ai shfaqet teksa grabit çokollata në një market.

 “Ky që po shikoni në video është Ramiz Oboni me profesion avokat dhe për tre mandate rresht kryetar i komunës Perondi në Kuçovë nën siglën e PS. Këtu është kapur duke vjedhur në një supermarket në Sarandë. Në fund e lamë të lirë duke i thënë që të mos shkelte më aty. Ai ka blerë një shtëpi aty ngjitur dhe vjen për pushime”,–thotë personi që e ka denoncuar këtë ngjarje.

 

Një ngjarje tjetër në vitin 2017 e ndodhur në Tiranë:

Një i ri është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 80 ditë shërbim prove, pasi ka vjedhur një shishe me pije alkoolike në një market në Tiranë dhe u justifikua se i kishin ardhur mysafirë në shtëpi.  Bëhet fjalë për shtetasin G.K., i cili në shkurt të këtij viti mori në një market vjedhurazi një shishe alkooli me vlerë prej 400 lekësh.

AlpeNews.al