Home LifeStyle Nga i padëshiruari te më seksi në BB VIP/ Ja çmimet që...

Nga i padëshiruari te më seksi në BB VIP/ Ja çmimet që marrin banorët nga njëri-tjetri

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmja e djeshme ka qenë pak ndryshe, pasi kanë bërë një spektakël me shumë këngë, kërcim dhe humor. Por jo vetëm kaq, pasi aty janë ndarë edhe çmime.

Moderatore e spektaklit ishte Egzona, e cila në fund u duartrokit shumë nga të gjithë banorët për mënyrën se si e moderoi atë.

Ndërkohë banorët kanë votuar për njëri-tjetrin duke sjellë si rezultat që disa prej tyre të fitojnë disa epitete, ku disa prej tyre kanë mbetur edhe të habitur.

Çmimi i parë iu dha Donaldit si banori më “i padëshiruar” në shtëpi. Ceremonia vazhdoi me vetë Egzonën e cila u cilësua si banorja më “e pafajshme”.

Nga ana tjetër, Beniada mori çmimin si më “punëtorja” dhe Arjola si më “seksi”. Gjithashtu u nda edhe çmimi si më “inteligjente” dhe banorët kishin zgjedhur Einxhel.

Por kishte dhe më shumë, pasi ishte një çmim “surprizë” dhe brenda saj ishin disa emra, Monika, Arbëri, Arjola, Einxhel, Beniada dhe Beatrix. Por kjo ishte një surprizë e papritur, pasi banori që u votua si më “inteligjenti” kishte për të dërguar njërin prej tyre në nominim.

Arbëri është imun për një javë dhe shpëtoi automatikisht, Einxhel dhe Beatrix janë në nominim këtë të premte, e si pasojë ngelën vetëm Arjola, Beniada dhe Monika. Mes këtyre të trijave, Einxhel zgjodhi emrin e Monikës që të nxjerrë në nomin javën tjetër.