Home Politike Nga Fate Velaj, te Mustafa Nano, Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, ja...

Nga Fate Velaj, te Mustafa Nano, Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, ja emrat e rinj

Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension.

Qeveria shqiptare i nis këto ndryshime të ambasadorëve të cilat duhet të ishin bërë shumë kohë më parë, por të qenurit e Ilir Metës president, shikohej si një mur pengese për emërimet e reja. Ky proces fillon tashmë që Bajram Begaj është kreu i shtetit.

Sipas Top Channel në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë, lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj.

Një prej deputetëve, anëtarë i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se Ilir Gjoni, aktualisht ambasador në Zvicër, propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti Mustafa Nano, i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi, aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish- nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

Ervin Bushati, ish- deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë.

Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon kuvendit.

Të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj./ Top Channel

Previous articleDanimarka do të dërgojë 2.59 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Next articleHoroskopi ditor e Martë,30 Maj 2023