Home Politike Nga biznesi në politikë! Kush është kryebashkiaku Gjonaj që ngre zërin për...

Nga biznesi në politikë! Kush është kryebashkiaku Gjonaj që ngre zërin për kanabis në Pukë

Më shumë se një herë ka denoncuar se në Pukë (zonë ku është Kryetar Bashkie) po kultivohet kanabis si dhe ka trafikantë droge të rrezikshëm. Gjon Gjonaj, kryebashkiaku i Pukës ka denoncuar ditë më parë edhe sot se ka trafikantë që hanë dhe pinë me zyrtarë, kërcënohen dhe poshtërohen nga ato.

Deklarata e tij e parë dhe e FORTË u bë gjatë mbledhjes së policëve të qarkut të Shkodrës, kur tha se ka kryetarë bashkie që favorizojnë kultivimin e drogës dhe janë të lidhur me trafikantë.

‘Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.

Ndërsa sot, me tone të larta ai mbajti një leksion të gjatë përballë kryetarëve të fshatrave dhe Policisë së Shtetit në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kultivimit të bimve narkotike dhe bashkëveprimit ndërinstitucional. ‘Në Pukë kultivohet hashash. Trafikantët qarkullojnë në qytet. Duhen marrë masa kundër tyre, duhen kapur me dron’- ishte një pjesë nga fjalimi i gjatë i Gjonajt.

Kush është Gjon Gjonaj?

Gjon Gjonaj lindi më 20.09.1955 në fshatin Kçirë të Pukës.

Gjonaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Pukës në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai fitoi me 50.64% të votave kundrejt rivalit të tij politik.

Mbështetës dhe përkrahës i së majtës që në vitet ’90, Gjon Gjonaj u përfshi në politikën aktive lokale në vitin 2015 si një kandidat i Partisë Socialiste nga fusha e biznesit. Ai ka përfunduar studimet për Agronomi në vitin 1981 dhe ato për Ekonomi në vitin 1984. Sipas CV-së së tij të publikuar në faqen e Bashkisë së Pukës, Gjonaj ka punuar si drejtues në administratë vendore në vitet 1981-1991 dhe në sektorin e industrisë në vitet 1991-1994. Ai është pronar i hotel-turizëm Puka dhe është angazhuar në biznes privat në vitet 1995-2015.