Home Sport Neymar rinovon me Santosin?

Neymar rinovon me Santosin?

neymarViti 2014 konsiderohej nga të gjithë ekspertët e merkatos dhe futbollit se do të ishte viti kur Neymar do të zbarkonte në Evropë me shumë gjasa te Barcelona por mund të mos jetë kështu. Presidenti i Santosit, Ribeiro deklaroi se ka nisur bisedimet me talentin për zgjatjen e kontratës e cila skadon në fund të vitit 2014.

“Po negociojmë për mundësinë për ta mbajtur Neymar akoma më gjatë në skuadër dhe për mua do të ishte një ëndërr. Besoj se edhe lojtari është i lumtur mepagën e tij të lartë dhe sigurisht që e meriton.”

Edhe vetë lojtari brazilian konfirmoi se po bisedon për rinovimin e kontratës, por për të prej kohës përflitet për një akord mes Santosit dhe Barcelonës që lojtari duhet të transferohet vetëm te katalanasit pas Botërorit 2014.

Previous articleAvokatët Koci dhe Gashi fajësojnë Kryeministrin në rastin Limaj
Next articleKurti kritikon për mos përfshirje të Luginës së Preshevës në dialog