Home Politike Nesër 12 vjetori i ’21 janarit’, Balla thirrje prokurorisë së Përgjithshme dhe...

Nesër 12 vjetori i ’21 janarit’, Balla thirrje prokurorisë së Përgjithshme dhe të Tiranës: Dosja e vrasjes së Aleks Nikës t’i kalojë SPAK-ut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ballaka folur sot për 21 janarin e 2011-tës, vrasjen e 4 protestuesve para godinës së kryeministrisë gjatë kohës kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Balla nga Roskoveci i ka bërë  thirrje Prokurorisë së Pergjithshme dhe Prokurorisë së Tiranës që dosjen e vrasjes së Aleks Nikes më 21 Janar t’ja kalojë SPAK-ut.

“Nesër përkujtojmë 12 vjetorin e masakrës të bulevardit dhe të vrasjes së katër dëshmorëve të këtij vendi në protestën e 21 janarit 2011. Dua të theksoj se dosja në ngarkim të zyrtarëve më të lartë të asaj kohe, jo vetëm gardës së Republikës, jo vetëm Ministrisë së Brendshme por edhe atyre në krye të qeverisë, fakti është që një prej katër dëshmorëve Aleks Nika dosja e vrasjes së të cilit është një dosje e pa mbyllur. Familjarët e tij dhe unë gjithashtu i jemi drejtuar disa herë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut për të kërkuar që elementë të reja që kanë dalë në këtë dosje të hetohen. Fakti është që ka patur dëmtime me dashje të provave gjatë vitit 2011 qoftë nga predha e gjendur në trupin e e të ndjerit por edhe elementë të tjera dhe që në vlerësimin tim edhe apeli im është që në 12 vjetorin e këtij krimi, dosja në ngarkim të personave të përfshirë në vrasjen e Aleks Nikës dhe ky krim të mos hetohet më nga Prokuroria e Tiranës por ti kalojë SPAK-ut”- shprehet Balla.

Ai tha se me këtë çështje duhej të merrej vetë Prokuroria e Posaçme sepse personat e përfshirë në atë që e quan ‘krim shtetëror’, hyjnë në juridiksionin e SPAK.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë, personat e përfshirë në këtë krim shtetëror që i mori jetë 4 qytetarëve dhe u plagosën dhjetëra, janë persona që hyjnë në juridiksionin e Prokurorisë Speciale. 21 Janari është korrupsion, pra qytetarët shqiptarë dolën në bulevard për të kundërshtuar korrupsionin e asaj kohe, dhe në këtë këndvështrim unë mendoj që Prokuroria nuk duhet të rrijë duar kryq. Theksoj edhe njëherë që dosja e 21 janarit në rastin e vrasjes së Aleks Nikës nuk duhet të vazhdojë të mbetet më nëpër sirtaret e Prokurorisë së Tiranës por duhet t’i kalojë Prokurorisë Speciale Antikorrupsion”- përfundoi Balla.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh. Kryeministri i atëhershëm, Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit. Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite

Previous articleMe një foto të vetme, Kledi Kadiu na tregon sot se si është raporti mes Elhaidas dhe Ledianit
Next articlePas 2 dekadash, JLo zbulon se çfarë ndodhi para martesës së saj me Ben Affleck