Home Sport Nëse Francë – Poloni do të vendosej nga penalltitë…

Nëse Francë – Poloni do të vendosej nga penalltitë…

Nëse Polonia arriti në fazën eliminatore të Kupës së Botës “Katar 2022”, ia ka borxh mbi të gjitha portierit të saj, Wojciech Szczesny,

Aftësia e tij për të neutralizuar goditjet nga 11 metra mund të jetë pa dyshim një faktor vendimtar në fazën e eliminimit.Prandaj, Franca do të duhet të përpiqet të mbyllë ndeshjen pa shkuar te penalltitë, ndryshe koeficientët do të lëvizin në kahun e kundërt.

Që nga viti 2010 e deri më sot, Szczesny ka arritur të presë 36% të penalltive: 17 nga 74.

Portieri polak shpjegoi se ai kishte mësuar një metodë të re për të analizuar penalltitë tek Juventusi dhe duket se po jep rezultat.

Prandaj Polonia nuk është vetëm Lewandowski: Szczesny po përjeton një moment të formës së jashtëzakonshme, Mbappé me shokë janë paralajmëruar.

Previous articleSamiti i BE-së në Tiranë/ Vuçiç e la ‘në baltë’, Rama mes shpresave ‘dëshpëruese’: Do të vijë
Next articleSamiti i BE-së/ Vuçiç fyen Albin Kurtin, kërcënon se nuk do të shkojë në takimin e Tiranës