Home Kosova Nënshkruhet Marrëveshja për fuqizimin e gjyqësorit

Nënshkruhet Marrëveshja për fuqizimin e gjyqësorit

mareveshjaU nënshkrua sot marrëveshja e mirëkuptimit mes Qeverisë së Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës së Norvegjisë në lidhje me financimin dhe zbatimin e projektit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve për gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje përcaktohen përgjegjësitë e të gjitha palëve që dalin në realizimin e projektit me sukses, objektivi i përgjithshëm i të cilit është që ky projekt të krijoj bazën për një sistem më efikas, transparent dhe llogaridhënës të gjyqësorit në Kosovë përmes zbatimit të teknologjisë së informimit dhe komunikimit (TIK).

Financimi kryesor i projektit do të bëhet nga Qeverisë e Mbretërisë Norvegjeze me rreth 6.6 milion EURO dhe bashkëfinancimi i KGJK-së dhe KPK-së me rreth 1.5 milion EURO.

Me këto mjete do të mbulohen shpenzimet e duhura për infrastrukturë në fushën e TIK-ut dhe resurse njerëzore të nevojshme për realizimin e projektit dhe zbatimin e tij si nga gjykatat ashtu edhe për prokuroritë e vendit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci, Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi, Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi dhe Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu.