Home Politike Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun,...

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne

Shqipëria dhe Kosova do të jenë në të njëjtën linjë sa i përket sistemit të drejtësisë. Në një konferencë për mediat, kryetarja e Komisionit të Ligjeve Bushka dhe homologu i saj në Kosovë Adnan Rrustemi e cilësuan nënshkrimin e marrëveshjes së sotme si ditë historike.

Plani konkret lidhet me përafrimin e sistemit të legjislacionit shqiptar me atë të Kosovës dhe anasjelltas me qëllim hapin përpara të demokracisë dhe promovimit të sundimit të ligjit.

Socialistja Klotilda Bushka në prononcimin për mediat theksoi se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe studentët e drejtësisë, institucionet dhe vetë media. Bushka gjithashtu bëri me dije se ka kërkuar për të patur një konferencë të përbashkët mes dy vendeve për interesat që lidhin dy vendet.

“Sot në një ditë historike të nënshkrimit të marrëveshjeve do përfshihen studentët e drejtësisë në të dyja vendet për qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë. Sesi do përfshihen institucionet dhe media. Sesi ne komisionet do të ndjekim çdo pikë të marrëveshjesh. Do të kemi takime pune që do i shërbejnë çështjes kombëtare. Në fund do donim të zhvillonim një konferencë të përbashkët për interesat që na lidhin dy vendet, reforma në drejtësi etj. Ne jemi më konkret, me një plan konkret dhe në fund të na gjykojnë për përfitimet që do të marrin nga të dyja vendet.”- tha Bushka.

Kryetari për Komisionin e Ligjeve në Kosovë, Adnan Rrustemi theksoi se përvoja e Shqipërisë në sistemin e drejtësisë është nja hap që duhet të ecë paralel edhe Prishtina. Rrustemi nënvizoi se përvoja e vendit tonë për Vettingun është një ndër çështjet themelore që duhet të adoptojë edhe Kosova.

“Ky bashkëpunim është një bashkëpunim mes dy Kuvendeve nga Glauk dhe Nikolla. Por dhe përafrimit të politikës ligjore. Sot u bë një plan konkret që çojnë në përmirësim të qytetarëve të dy vendeve. Për ndihmë të ndërsjellë juridike duke hequr barriera etj. Kemi patur takime pune për të përmirësuar sistemin e drejtësisë. Përvoja e Shqipërisë në drejtësi është i rëndësishëm për ne sidomos për Vettingun. Natyrisht për ti dhënë vendeve një sistem ligjor, të pavarur që natyrisht na bën vende demokratike dhe për sundimin e ligjit dhe të shtetit të së drejtës.”- tha Rrustemi.

Previous articlePërmbytje nga jugu në veri, Balla: Situata është nën kontroll, parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar
Next articlePjerin Ndreu: Në një moment të gjithë bëjmë shkelje, para një muaji më kanë hequr patentën